Orgesa Zaimi sjell në jetë fëmijën e saj të dytë

Orgesa Zaimi dhe bashkëshorti i saj Mentor Beqa janë bërë prindër për herë të dytë.
Këngëtarja ka sjellë në jetë, dje, djalin Kron.
Lajmin e ka publikuar vetë këngëtarja nga profili i saj në Instagram, duke postuar edhe foton e parë të të birit, së bashku me vajzën Bora nga spitali “Mbretëresha Geraldinë”.
“Motra e madhe takoi sot vëllain e saj Kron”, është mbishkrimi i Orgesës mbi foto.
Të shumta kanë qenë urimet e ndjekësve për të porsaardhurin në jetë.

Advertisement