Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga bashkëpunimi i fundit i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, në filmin “Mr. and Mrs. Smith”.
Por tashmë ka ardhur koha që cifti të rikthehet në ekran së bashku.
Filmi ku ata bashkëpunojnë, “By the Sea”, do të shfaqet në kinema më 13 Nëntor dhe me sa duket do të jetë film shumë emocionues.
Ngjarjet zhvillohen në Francë në 1970-ën.
Vanessa (Jolie) e cila është kërcimtare dhe bashkëshorti i saj Roland (Pitt) i cili është shkrimtar, udhëtojnë rreth e qark vendit por fillojnë të distancohen nga njëri-tjetri.
“Kjo është një histori që tregon fillimisht humbjen, më pas guximin e dashurisë dhe rrugën drejt përmirësimit”, kanë thënë Joolie dhe Pitt në një deklaratë të përbashkët.
“Ka qenë një privilegj për ne të zbulonim këto ndjenja njerëzore së bashku me stafin dhe kastin e mrekullueshëm me të cilin bashkëpunuam.”