Dashi: Dielli duket se do të ndezë tek ju dëshirën për të bërë gjëra, për t’u impenjuar që të tregoni se jeni të aftë t’ja dilni mbanë. Nëse të hënën do të jeni të matur (madje shumë), cilësitë tuaja reale do të rrezikojnë të jenë shumë të kujdesshme, të mërkurën do të keni nevojë për diçka (ose dikë) që t’ju ndihmojë të mos humbisni nga shikimi realitetin dhe të mos ekzagjeroni kurrë deri në prekjen e rrezikut. Me pak fjalë do të gjeni një miks mes kujdesit dhe kurajos, kur kuadratura e re e Venusit do të rikonfirmojë raportin tuaj jo fort të lehtë me gjithçka praktike. Ngadalë me iniciativat në dashuri, ndoshta nuk jeni duke e drejtuar ju lojën.

Demi: Nuk është gjithnjë e thjeshtë të kombinosh entuziazmin, energjinë dhe vitalitetin e madh me të cilat Marsi dhe Dielli ju mbushin, me Hënën e Plotë që pikërisht sot (të hënën) do të shkëlqejë në kundërshti me shenjën tuaj duke nxjerrë në pah limitet dhe problemet që pengojnë lirinë tuaj të veprimit. Me pak fjalë duhet të përpiqeni të lëvizni në mënyrë më të kujdesshme dhe inteligjente të paktën deri në mesjavë, duke evituar mbi të gjitha konsideratat dhe vlerësimet në çift sepse  do të zhvleftësoheshin nga pesimizmi. Më pas për fat të mirë yjet do të bëhen më të lehtë dhe simpatikë me destinin tuaj, do të gjeni mënyrën e duhur për të përdorur forcën, për të komunikuar dhe për t’u afruar me njerëz dhe situata.

Advertisement

Binjakët: Mbani mend: nëse Mërkuri është planeti i ideve, Venusi është ai i shijes së mirë dhe gjërave të kënaqshme. Ja përse në këtë moment duket se gëzoni një aftësi të mirë shprehjeje, një zgjedhje të lumtur për mënyrat dhe kushtet në të cilat flisni, komunikoni, tregoni çdo gjë. Mos i jepni rëndësi një partneri pak stimulues apo të ndezur në ditët e para, përqendrohuni tek gjërat që kërkojnë mënyrë, formë dhe pamjen e duhur. Bëjeni menjëherë sepse Venusi do t’a lërë shenjën tuaj të enjten dhe bukuria do të jetë më pak aktuale nga anët tuaja. Në fundjavë duhet të kërkoni të mos impenjoheni shumë me sforco në çështje praktike, sepse Neptuni do të bëjë gjithçka më konfuze.

Gaforrja: Kjo stinë është e ëmbël, por jo vetëm për faktin se është pranverë, por sepse yjet premtojne të jenë xhentilë dhe të kujdesshëm me ju. Më mirë kështu. Pikërisht në orët e para të javës, Hëna e plotë do t’ju bëjë t’a ekzagjeroni paksa me kënaqësinë, me argëtimin e gjërat e bukura por duket se këtë herë mund t’ja lejoni vetes. Nga e enjtja Venusi do të vendoset mes yjeve të Gaforres duke e ëmbëlsuar, duke e ndihmuar të jetë dakort me veten. Nuk ju mbetet veçse t’u dorëzoheni qëllimeve më të mira, energjive që do t’ju dhurojnë një javë të paqtë. Gjatë fundjavës do të keni anarki në ide dhe qëllime.

Luani: Yjet nuk kanë ndërmend t’ju lenë të qetë për as edhe një moment. Të jemi të qartë, prezenca e Jupiterit bën që gjithçka të jetë e dobishme dhe interesante por ndonjëherë do të donit të shijonit pak qetësi. Tani për tani e pamundur. Ndërkohë që Hëna e Plotë e së hënës do t’ju japë një tërheqje ndaj emocioneve më të thella. Dielli jo gjithnjë do t’ju ndihmojë të jeni plotësisht të bindur tek lëvizjet e ardhshme. Mesjava do të jetë më e mirë, kur Plutoni do t’ju dhurojë një fuqi të madhe dhe entuziazëm për jetën, entuziazëm për të ndryshuar e për të vendosur. Kini kujdes shpenzimet dhe lëvizjet të shtunën kur Neptuni kërcënon t’ju bëjë viktima të shpërqendrimit. Shmangeni.

Virgjëresha: Kolona zanore juaja (falë Mërkurit) këtë javë është impenjimi, puna dhe çdo gjë që rrjedh nga ajo, gjë që mund edhe të frikësojë dhe largojë persona që në pamje të parë duket sikur janë duke u impenjuar maksimalisht. Në të vërtetë ndoshta po kuptojnë se nuk janë në lartësinë tuaj dhe kështu do preferojnë të jenë pak më të distancuar, indiferentë. Të enjten falë Venusit të edukuar dhe xhentil çështjet pratike do të bëhen të thjeshta dhe të mundura, me një ndryshim të dukshëm që do t’ju sjellë lehtësi në mbingarkesën profesionale dhe publike. Në fundjavë do të duhet të përballeni me partnerin ose me një person kaotik, shumë pak të përshtatshëm dhe ndonjëherë kontradiktor por ju mos ja vini shumë veshin.

Peshorja: Java do të nisë e embël dhe e ndezur, gjithnjë e përkedhelur nga trenkëndëshi që Venusi dhe Mërkuri do të formojnë me shenjën tuaj. Me pak fjalë një fillim jave inteligjente ku ekziston mundësia për të bërë vlerësime të rëndësishme të tipit praktik dhe ekonomik. Bëni lëvizje që përfshijnë sferën financiare, paranë. Bëni kujdes nga e enjtja pasi Venusi s’do t’ju shohë më ëmbël, një shenjë kjo që ju sugjeron më shumë impenjim dhe kërkon nga ju shumë vëmendje dhe dedikim. Lini mënjanë qetësinë e javës së kaluar dhe filloni përvishni mëngët pasi duket sikur ka ardhur momenti të impenjoheni.

Akrepi: Duke konsideruar që kjo është një stinë e kundërt me tuajën, nuk do të jetë e vështirë të imagjinoni një javë intensive por edhe të rëndësishme për shenjën tuaj. Hëna e Plotë do të ndriçojë kostelacionin e yjeve tuaja, me pak fjalë një moment intensiv i mbushur me emocione dhe ndonjëherë më tundime për të vendosur diçka por duhet të keni kujdes ndjenjat. Energjitë nuk do të jenë maksimale, nuk është ky momenti për të menduar gjëra shumë të mëdha. Falë Venusit më në fund mik marrëdhëniet do të përmirësohen, madje shumë. Ka ardhur momenti për dashuri dhe paqe.

Shigjetari:  Ndoshta s’ka më sens t’ju kujtojmë që Jupiteri po ju ndihmon. Mbrohuni tek tuk nga planetët e këqinj që do të rrezikoni të takoni gjatë javës. Kini kujdes energjitë sepse pa to s’mund të shkoni askund. Java mund të nisë me dritë të kuqe. Kuadratura mes Diellit dhe Jupiterit do të ulë ritmin e jetës dhe synimet do të lëkunden. Një lajm i mirë do të vijë nga Venusi, planet ky që nga e enjtja do të përfundojë së qenuri në kundërshti duke ju dhuruar një relatë më të mirë me formën tuaj fizike, duke ju lënë më të qetë e duke ju ndihmuar në marrëdhëniet me miqtë. Të afërmit dhe miqtë do të jenë pak të shkujdesur në fundjavë.

Bricjapi: Është e vërtetë: Marsi dhe Dielli do të ngjyrosin më te kuqe marrëdhënien tuaj me të mirën, kënaqësinë dhe gjërat e bukura. Bëni kujdes të mos e ekzagjeroni. Do të ishte mirë të dëgjonit njerëzit që ju rrethojnë. Një ftesë për të qenë të vëmendshëm edhe pse shenja juaj mund të bazohet tek mbështetja e Plutonit dhe tek mënyra e tij të të dhuruarit energji. Do të keni entuziazëm dhe dëshirë për të vepruar. Nga e enjtja do të nisë Kundërshtia e Venusit, planet ky që do t’i bëjë më aktuale dhe pak më të vështira çështjet që lidhen me kënaqësinë. Do t’ju duhet të vendosni  proporcionalitet dhe ekuilibër mes jetës dhe punës.

Ujori: Këtë javë duhet t’a shijoni si spektatorë, pa bërë kërkesa specifike nga ky qiell. Yjet tuaj janë kompleksë dhe kontradiktorë, me pak fjalë kur kemi dyshime më mirë të abstenojmë. Do të jetë e madhe dëshira për të qenë drastikë dhe pesimistë kur flitet për punën apo një çështje praktike: fajin do t’a ketë Hëna e plotë pak objektive. Në mesjavë partneri do të kalojë nga një pozicion kritik dhe pak konstruktiv në një sjellje absolutisht drithëruese dhe gazoze. Nuk do të jetë gjithnjë e thjeshtë të kuptoni se çfare do nga ju. Në fundjavë o burra, dedikojuni diçkaje të bukur e të rrëmujshme, që do t’ju largojë për një moment nga realiteti.

Peshqit: Java mund të nisë në mënyrë ambigue, jo domosdoshmërisht negative. Nuk do të jetë shumë e qartë ndaj duhet t’a merrni si t’ju vijë edhe pse do të mjaftonin shumë pak këshilla të vyera për t’ju lejuar një moment për të cilin edhe yjet s’mund të bëjnë asgjë. Kujdes nga propozimet e së hënës. Ndoshta janë gjëra shumë pak të qarta dhe që kanë nevojë për më tepër vëmendje dhe përkushtim. Mirëpritni entuziazmin në marrëdhëniet në mesjavë pasi Plutoni do t’ju ndihmojë të shkelqeni në çdo situatë. Nga e enjtja do të keni kënaqësi maksimale falë Venusit të ëmbël dhe xhentil, gjë që duhet jetuar gjithnjë pa i dhënë shumë rëndësi dhe pa i dëgjuar njerëzit apo personat konfuzë dhe të pavendosur. Ju e dini ç’doni, ato jo.