Gjatë ushtrimeve trupi prodhon radikale të lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat dhe mund të shtojnë rrezikun nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe plakje. Disa persona marrin vitamina C dhe E, antioksidantë që eleminojnë radikalet e lira, por kjo gjë duket se bën më tëpër dëm se mirë. Sipas studiuesve gjermanë radikalet e lira mund të kenë efekte pozitive si rritje të nivelit të energjisë dhe luftojnë diabetin, por marrja e antioxidantëve e ndalon një gjë të tillë. Radikalet e lira mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës, e cila humbet tek diabeti tip 2. Kjo ndjeshmëri gjithashtu mund të balancojë nivelet e sheqernave, që rrisin energjinë. Mgjth nutricionistët këmbëngulin se vitaminat, paçka studimit të ri, luajnë një rol të madh. Antioxidantët i mbrojnë qelizat nga dëmtimi dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga kanceri. Por specialistët këshillojnë që të mos merrni doza të mëdha rregullisht, pasi kjo po që mund të ketë efekte negative në trupin tuaj.