Durrës, Grida Duma takim me banorët e plazhit

Arkiv

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorë të zonës së plazhit, ku u njoh nga afër me situatën e vështirë ekonomike e sociale të banorëve, por edhe të biznesit në këtë zonë të qytetit.
Banorë të shumtë u ankuan për lënien në harresë nga Bashkia dhe për shpërfilljen e halleve e problemeve të tyre.
Nga ana e saj zonja Duma u shpreh se qytetit i duhet një administrator i zoti që të dojë njerëzit e të punojë për ta. Ajo u zotua se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë durrsakët.
“Jashtë premtimeve elektorale, ju atë derën e keni tuajën. Nuk është dera ime. Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin. Nuk ka nevojë për fjalë të bukura sepse atë që ju ndjeni unë e di shumë mirë”, tha Duma.

Advertisement