Dashi: Hëna sot ju kundërshton dhe mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur nga të vrapuarit, të qenurit gjithnjë në lëvizje dhe në qendër të vëmendjes. Lejojini vetes një moment paqeje: hiqni dorë nga gjithçka dhe organizoni një udhëtim të shkurtër ose një shëtitje në një vend të qetë ku mund të rikarikoheni dhe të rigjeni alegrinë. Mos u bëni kritikues me personin që doni.
Demi: Qielli i qetë sot, ju lejon të meditoni mbi gjithçka që ju rrethon dhe të gjeni hapësira për vete. Dhurojini vetes momente të lehta duke bërë atë çka ju pëlqen më tepër. Një shëtitje larg qytetit me miqtë. Një telefonatë e këndshme, një dhuratë e papritur, një sms apo e-mail do t’ju bëjë të lumtur. Erosi dhe dashuria fluturojnë në çift. Për personat singëll çamarrok emocione e surpriza.
Binjakët: Një 1 Maj i shkëlqyer. Sipas qiellit do të jeni në qendër të vëmendjes: nuk ka njeri që ju sheh dhe nuk mendon se jeni plot me sharm. Përveç kësaj jeni shumë romantikë dhe seriozë. Këto karakteristika do të rezultojnë fituese? Takimi me një person që vlen do të zgjerojë mundësi të reja. Do të keni ftesa që duhet t’i pranoni menjëherë.
Gaforrja: Humori nuk është në momentin më të mirë dhe fajin për këtë e ka lëvizja e Hënës tek Peshorja, por me pak takt gjithçka zgjidhet. Mos e lini partnerin t’ju përfshijë në diskutime të parëndësishme. Kërkoni më shumë që të kënaqeni e relaksoheni. Shfrytëzoni intuitën dhe mbani shënim ëndrrat. Ditë ideale për të krijuar rregull në mendjen dhe zemrën tuaj, por edhe për t’u relaksuar.
Luani: Hëna dhe Jupiteri ju përkëdhelin. Nuk do të mungojë asgjë, bëhuni të mirë me veten tuaj. Momenti mund të jetë inkurajues dhe premtues për ata që kanë ndërmarrë projekte të mëdha në sferën familjare apo sociale. Nëse jeni singëll dëshira për të dalë në pah dhe ndriçuar dhe bini në sy tek personi që ka tërhequr fantazinë tuaj do të vlerësohet. Projekte interesante për t’u ndarë me miqtë.
Virgjëresha: Një relatë dashurie nuk bën rimë gjithnjë me fjalën dramë, por mund të ushqehet edhe nga mendjelehtësia (për mirë) dhe situata të çmuara. Mos u bëni gjithnjë kaq kërkues dhe pesimistë. Duke qenë më tepër konkret dhe me buonsens do të kaloni çdo pengesë. Luhatje në humor pa ndonjë motiv. Mos i kërkoni fizikut tuaj më shumë se ç’mund të japë. Merrni një pauzë për të reflektuar.
Peshorja: Keni në shenjë Hënën, një shoqe të pamundur, që do t’ju lejojë të kaloni një ditë të bukur, argëtuese dhe me shumë benefite. Mjafton të hiqni nga vetja disa zhgënjime të kohëve të fundit, të fikni kompjuterin dhe t’i dedikoheni mirëqenies suaj. Raporti në çift do të avancojë me një ritëm jo konstant: mësohuni të remoni të dy së bashku në të njëjtin drejtim pa ankth.
Akrepi: Disa çështje të lëna pezull ju mbajnë mbërthyer dhe nuk gjeni mënyrë për t’i zgjidhur një herë e përgjithnjë? Ndihmohuni nga një mik. Jini më të kujdesshëm në mënyrën e komunikimit, më të vëmendshëm në dëgjimin e bashkëbiseduesit dhe do të merrni kënaqësi. Mos mbani sekrete me personin e zemrës. Transparenca dhe sinqeriteti do të vlerësohen. Krijoni projekte të reja tërheqëse.
Shigjetari: Hëna tek Peshorja do t’ju lejojë të përqendroheni tek gjërat qe keni për zemër, si psh një miqësi e vjetër ndoshta pak në krizë. Mos kërkoni shumë nga fiziku juaj nëse nuk doni t’a gjeni veten të shuar papritur. Tregoni vëmendje për shëndetin duke zgjedhur gjëra që ju garantojnë kënaqësi dhe relaks. Shijoni kohën e lirë dhe sportin e preferuar.
Bricjapi: Një qiell disi ngacmues do të rrezikojë t’ju sjellë një gjendje pakënaqësie, vështirësie sepse me pak fjalë po ndiheni sikur po persekutoheni nga tersllëku. Me humorin përtokë nuk keni dëshirë të shoqërizoheni, po mbylleni në vetvete si iriqët. Mos u ankoni nëse partneri do t’ju lërë të haeni me veten. Duroni deri nesër, pasi është një ditë e re.
Ujori: Një rast i mirë do të prezantohet në momentin që më pak e prisni. Mos e lini t’ju ikë nga duart dhe mbi të gjitha mos e shpërdoroni duke u treguar shumë kërkues dhe duke kërkuar gjithnjë e më shumë. Qielli afektiv do të jetë i qetë për ata që janë duke përjetuar një lidhje të lumtur, por gjithashtu edhe personat singëll nuk kanë përse të aknohen. Takimet që do mund të bëni sot mund të rezultojnë jeta juaj.
Peshqit: Ju leverdis t’i organizoni në mënyrë të përpiktë impenjimet e ditës së sotme, sepse me siguri do të dalë dikush që do të ketë diçka për të thënë, dikush që i mungon interesi dhe arrin gjithnjë t’ju shmangë dhe t’ju mbajë nën tension. Plumbi del me plumb thuhet, sidomos nëse jeni me pushime do të rezultojë akoma më e thjeshtë. Falini vetes shumë pushim dhe shëtitje të gjata dhe ndonjë masazh relaksues.