Arbana Osmani do të rikthehet shumë shpejt në TV

Arbana Osmani në 9 mars ka sjellë në jetë djalin e saj të parë.
Ajo është larguar nga ekrani që kur mësoi për shtatzëninë duke thënë madje që do të bënte një shkëputje dy vjeçare.
Mirëpo duket që e mësuar me këtë punë që në adoleshencë, në fillim në Top Albania Radio e më pas në Top Channel, Arbana nuk ka rezistuar aq gjatë.
Gati më pak sesa një vit nga deklarata, ajo ka shkruar në një foto pranë studiove të Top Channel: Shihemi së shpejti. Plotësisht në formë, Arbana është gati për ekran.

Advertisement