Dashi: Hëna e ligë do të kënaqet duke provokuar ndonjë difekt në komunikimin me personat që keni afër, duke shkaktuar pakënaqësi dhe humor të keq. Mos u sugjestiononi shumë e mbi të gjitha mësoni të praktikoni shkëputjen e shëndetshme dhe të çmuar. Disa re parashikohen mbi raportin tuaj në çift, por do të jenë kalimtare: nuk do të mund t’i garantoni disponibilitet absolut partnerit.

Demi:  Kushtet për të konkretizuar një projekt tashmë janë pjekur. Planetët ju mbështesin dhe ju vënë në dispozicion një trampolinë. Nëse projekti është realizuar do të shihni rezultatet e para apo një progres të dukshëm. Dielli, Marsi dhe Hëna bëjnë gjithçka të mundshme kështu që konkretizoni çka keni në mendje. Jo keq dashuria! Fiziku parqitet pak debul .

Advertisement

Binjakët:  Keni shpirt iniciative dhe fati ju ndihmon, kështu që mos u ankoni: jeta nuk është kurrë o malore o dishezë, bilanci total është ai që ka rëndësi. Forma fizike është e mirë ndërkohë që në dashuri jeni magnetikë dhe pasionalë e si rrjedhojë të kërkuar dhe të përkëdhelur. Shihni me qetësi çka ju rrethon, organizohuni më së miri dhe do të merrni atë që dëshironi.

Gaforrja: Të qenurit i rezervuar nuk është kurrë i tepërt ndaj bëni mirë që të mos i  trumpetoni më të madhe disa projekte. Nëse keni dyshime mbi mënyrën më të përshtatshme për të vepruar, mos druani të flisni me një mik tek i cili keni besim: do t’ju japë një këshillë të shkëlqyer. Është momenti të bëni ca ekzaminime rutinë dhe kura estetike, të cilat kohët e fundit i keni lënë pas dore.

Luani: Sot gjithçka zgjidhet pa kurrfarë problemi, gjithçka shkon vaj. Në punë, mos u vendosni limite objektivave tuaja madje shihni sa më lart të mundeni, sidomos nëse operoni në sektorin artistik. Nëse flitet për dashurinë, keni karizëm dhe bukuri për të këmbyer: një kokteil magjik, që do të bënte këdo të binte nën këmbët tuaja, madje edhe prenë më kokëfortë. Ftesa që duhen kapur në ajër.

Virgjëresha: Një surprizë do t’ju habisë dhe do t’ju bëjë të përjetoni një emocion të bukur. Do t’ju rikthehet në mendje edhe dikush të cilin e kishit humbur nga shikimi prej kohësh. Do të kuptoni se disa ndjenja nuk i keni harruar dhe do të dëshironi t’a ritakoni sërish atë njeri. Një propozim pune i juaji më në fund do të merret në konsideratë dhe do të merret si shembull. Mundësi!

Peshorja: Do të habiteni se si gjërat do të shkojnë fjollë: do të keni konsensus ngado. Disa punë do të realizohen sipas pritshmërive më të mira dhe do t’a ngrenë imazhin tuaj social dhe prestigjin në yje. Nëse jeni të dashuruar mund t’i shtoni nuanca shumë interesante të kuptuarit në çift. Nëse jeni singëll nuk do t’ju mungojnë rastet për takime.

Akrepi:  Ditë pak konfuze kjo e sotmja. Nëse ambicja nuk mbështetet nga këmbëngulja mund të bëhet e rrezikshme dhe do t’ju bëjë t’i shtrini këmbët më shumë se sa keni jorganin. Masni fuqitë tuaja! Një mik do të tregohet i pamatur duke treguar disa çështje shumë delikate që i keni besuar: shprehjani me vendosmëri zhgënjimin tuaj. Frekuentoni persona të bësueshëm dhe që i keni vërtetë miq.

Shigjetari: Ditë e dedikuar marrëdhënieve shoqërore, sidomos për shigjetarët e lindur në nëntor: Argëtohuni! Mund të realizoni gjëra të shkëlqyera dhe të ndiheni të kënaqur nga impenjimi, nga iniciativat tuaja dhe nga ato që bëni dhe vendosni sot. Nëse jeni në humor për gjueti apo joshje do të arrini të tërhiqni vëmendjen e një personi që ju pëlqen shumë. Udhëtime qoftë për punë qoftë për kënaqësi.

Bricjapi: Ju jeni një shenjë që ju pëlqen përditshmëria, punë, zakonet por në këto ditë të fundit të prillit jeni të shqetësuar dhe pak konfuzë. Një pjesë e juaja kërkon siguri ndërsa pjesa tjetër do të donte ndryshime dhe nuk rri e qetë një minutë. Një problem i vjetër mund të rikthehet. Përfitoni nga fundjava e gjatë për t’u qartësuar dhe rikarikuar bateritë.

Ujori: Nga pikëpamja profesionle kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer, një e enjte magjike për pjesën më të madhe tuajën: do të jeni shumë të zënë me aktivitetin tuaj por edhe shumë të kënaqur sepse do të bëni atë që ju pëlqen më shumë dhe do të realizoni objektiva të papritura. Edhe fusha sentimentale do t’ju gjejë vezullues, me më tepër kujdes dhe disponibilitet ndaj partnerit. Mbrëmje e çmendur për personat singëll.

Peshqit: Energjia duhet kanalizuar në sektorin profesional nëse doni të shihni rezultate mos e kaloni kohën duke u qarë, por veproni me  siguri dhe vendosmëri. Ndihma të papritura do të vijnë në momentin e duhur. Përpiquni t’a bëni më të shëndetshëm stilin tuaj të jetës për të evituar shqetësime shëndetësore dhe vini rregull rreth e rrotull jush, edhe pse dikush nuk do të jetë dakort.