Dashi: Një fije ankthi do të shoqërojë ditën e sotme, sidomos nëse punoni nën varësinë e dikujt tjetër: mjafton të organizoni më mirë punën tuaj dhe gjithçka do të shkojë vaj. Për çështjet e rëndësishme është gjithsesi më mirë të prisni një moment më të përshtatshëm. Pirja e dy litrave ujë në ditë nuk është dhe shumë e thjeshtë, por mund të zgjidhni edhe pije të tjera si kafe orizi dhe çajra të ndryshëm.
Demi: Dita nis mbarë me Hënën në trekëndësh me shenjën tuaj, e cila ju sugjeron të dilni më tepër në pah. Në punë mos u zmbrapsni përballë testeve të ndryshme, detyrave apo verifikimeve. Nëse keni një aktivitet autonom shpirti i iniciativës dhe entuziazmi nuk do të njohin limite: do të gatuani projekte dhe ide në mënyrë të vazhdueshme. Shumë të bukura programet në mbrëmje.
Binjakët: Hëna dhe Venusi po përleshen në qiellin tuaj. Një dinamikë planetare që tregon për nevojë për vëmendje, përkëdhelje që mungojnë për shkak të një partneri pak të kujdesshëm kundrejt nevojave tuaja ose sepse është i zënë në fusha të tjera. Nëse keni një raport afektiv që ju “shtyp” ky është momenti ideal për të bërë një hap konkret për t’a konsoliduar atë në mënyrë definitive. Pagjumësi.
Gaforrja: Hëna, Marsi dhe Mërkuri janë shumë të mbarë, dita premton për kënaqësi shumë të mëdha personale sidomos në fushën profesionale. Mund të arrini në konsolidimin e pozitave tuaja: do të keni përmirësime dhe do bëni biznese të mira. Fati ju ndihmon në dashuri, nëse nuk do të jeni të turpshëm do t’ju japë atë që dëshironi në një pjatë argjendi.
Luani: Ditë jo fort brilante ndoshta sepse jeni të zënë me llogari dhe dokumenta, të cilat nuk do të mund t’i çoni deri në fund. E nëse në ajër ka dhe pak shpërqendrim që vjen nga dashuria, aq më keq për rendimentin. Është e nevojshme të gjeni dikë që t’ju japë një dorë e t’ju ndihmojë. Më vonë do t’ja ktheni favorin.
Virgjëresha: Miqësorë dhe xhentilë do të arrini të bëni për vete edhe personat më mospërfillës. Meritë kjo jo vetëm e juaja por edhe e mbështetjes së Hënës. Dita nis me projekte të mëdha, si në punë edhe në jetën personale. Përsa i përket dashurisë: t’i japësh besim tjetrit e t’i japësh hapësirë më të madhe tregon respekt dhe mençuri të madhe, por vetëm nëse ai që keni në krah e meriton.
Peshorja: Planetët e shpejtë tek Demi ju karikojnë plot energji dhe entuziazëm: me zorr po prisni të modifikoni dhe të realizoni projekte të rëndësishme. Qetësohuni, më mirë të mos nxitoni dhe këtë jua këshillon Hëna tek shenja para tuajës. Nëse doni të jeni preçizë, ju leverdis që të perfeksiononi projektet që i keni më urgjente. Praktikoni një sport.
Akrepi: Hëna në Fushën e Njëmbëdhjetë ju garanton ndihma të çmuara nga ana e miqve dhe kolegëve në punë. Shfrytëzojeni këtë ditë edhe për të përcaktuar marrëveshje profesionale apo tregtare dhe për të marrë mbështetjen e dikujt. Ditë e shkëlqyer në aspektin afektiv. Këtë jua garanton qielli sipër jush: do të ndieni kulmin e pasionit, të mbështjellë nga dashuritë.
Shigjetari: Të pakapshëm dhe jo të sigurt për veten, duke konsideruar edhe kuadraturën e Hënës tek Virgjëresha, nuk do të arrini të jeni të vendosur siç do të donit. Nëse bëhet fjalë për punë, ndoshta duhej t’i kishit dhënë të drejtë dikujt që ju kish paralajmëruar për një konkurrent apo furnizues jo të besueshëm. Në çështjet private, më mirë të mos e pretendoni hënën nga partneri.
Bricjapi: Me Hënën, Mërkurin dhe Marsin që luajnë në ekipin tuaj edhe një lojë e ashpër nuk ka se si të mos përfundojë në favorin tuaj. Dinakëria nuk mungon në lojën tuaj, por sigurisht as ajo prekja elegante që nuk prish kurrë punë. Nëse interesi tek partneri është venitur pak faji mund të jetë edhe pak i juaji: mos humbisni më kohë por kujdesuni për të.
Ujori: Rruga drejt suksesit nuk mund të jetë dishezë, por forcë vullneti dhe ambicjeje që ju shtyjnë të vazhdoni përpara: mbajtja e shikimit të fiksuar tek qëllimi final do t’ju ndihmojë të mos gaboni rrugë, duke shmangur humbjen e energjive. Cilado qoftë situata juaj sentimentale në këtë moment, përqendrohuni tek e tashmja pa rrëmuar në mënyrë të kotë tek e kaluara.
Peshqit: Me Hënën armiqësore të qenurit në kohë ndoshta nuk do të jetë pika juaj më e fortë, por do t’a kompensoni këtë me doza më të larta diturie. Nëse ju e keni me nxitim dhe dikush tjetër vonohet mos u mërzisni. E keni zemrën e lirë? Do të jeni hezitues përpara një ftese: Mos e lini shumë në gjemba personin tjetër, herët a vonë do t’ju duhet të merrni një vendim.