Dashi: Jo të gjithë ëndrrat mund të bëhen realitet, por disa prej tyre po: e rëndësishme është të punoni pasi projektet nuk mund të konkretizohen vetë. Hëna dhe Mërkuri ju ftojnë të bashkëpunoni me të tjerët për të arritur atë që doni. Parashikohen momente shumë të lumtura në dashuri: mund të flisni me zemër të hapur dhe të thoni ç’ju kalon nëpër mend.

Demi:  Do të tregoni aftësi shumë të mira organizative. Do të realizoni një projekt që do të vlerësohet maksimalisht nga drejtuesi juaj. Diçka speciale do të ndodhë edhe në jetën tuaj këtë javë. Do të jetë një dashurie e re, një aventurë, një rifillim me partnerin që do të arrijë përsëri të rindezë sensualitetin tuaj. Ndoshta mund të jetë edhe thjesht një ëndërr e një natë pranvere.

Advertisement

Binjakët:  Mos këmbëngulni në çështje delikate pasi mund të zhgënjeheni dhe të ballafaqoheni me humbje kohe dhe ekonomike. Organizohuni më mirë në punë dhe gjeni mundësinë dhe kohën për t’u relaksuar. Në dashuri pyeteni veten nëse jeni duke bërë gjënë e duhur për t’ju përgjigjur kërkesave që ka personi i zemrës. Mbrëmja do të jetë e këndshme me miqtë e zemrës.

Gaforrja: Do të jeni të gëzuar dhe do të përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni artistë do të përfitoni nga një frymëzim që do të rezultojë mëse i kënaqshëm në shumë drejtime. Tërheqja dhe komunikimi me partnerin do të jenë në nivele të larta. Nëse po kërkoni një aventurë do të keni më tepër mundësi për të treguar fuqinë tuaj joshëse.  Ndoshta jeni duke harxhuar mundin dhe kohën në disa veprimtari.

Luani: Paraja do të fluturojë jashtë xhepave tuaj. Parashikohen kështu dalje ekonomike të papritura ndoshta nga probleme teknike. Do të ishte mirë të qëndronit të vëmendshëm dhe të shtyni për një datë tjetër shpenzime dhe punë të rëndësishme. Në dashuri do të ndihet një tension, një paqëndrueshmëri ndoshta pak kapricioze. Zemra do të shpërqendrohet nga interesa të ndryshëm. Mund të vuani nga situatat e përhershme.

Virgjëresha: Mund të përballeni me një të papritur por jo aq e rëndësishme sa mund të vërë në rrezik humorin dhe projektet e ditës. Fatmirësisht tek virtytet që keni ndodhet edhe gadishmëria për të vepruar. Pikërisht sot do të jetë shumë e vyer. Mos i lini pas dore zakonet e mira. Kontrolloni presionin e gjakut, një gjest i vogël për një përfitim të madh.

Peshorja: Mundohuni të mos i besoni çdo gjëje që do t’ju thonë. Pafajshmëria e stimuluar sidomos këto ditët e fundit do t’ju bëjë t’u besoni gjërave që në të vërtetë nuk e meritojnë. Në sferën private kërkoni të mos e keqinterpretoni sjelljen e partnerit. Ngadalësojeni ritmin. Dhurojini pak kohë për relaks vetes.

Akrepi:  Mbështetja që do t’ju ofrojnë yjet do të jetë e madhe sot, duke bashkuar qartësi idesh, fantazi, simpati dhe komunikim. Do të arrini dhe disa marrëveshje fitimprurëse në punë. Në dashuri? Nëse keni një jetë stabël në çift do të funksionojë edhe më mirë. Nëse jeni singëll joshjet do të jenë më të thjeshta. Mos e lini pas dore shëndetin .

Shigjetari: Qiell gri, fajin do t’a ketë Hëna kundërshtare në Virgjereshë. Më shumë për lojë se për sfidë do të vendosni t’a mbani nën presion personin që ju intereson. Në sferën sentimentale kini kujdes: loja mund të bëhet e vështirë, acaruese dhe jo vetëm e lodhshme për ju por dhe për personin e zemrës. Në punë jeni pozicionuar më së miri, imazhi po fiton pikë dhe për aftësinë tuaj nuk ka diskutime.

Bricjapi: Kjo ditë do të nisë me këmbën e mbarë përsa u përket interesave dhe lëvizjeve ideale për të nisur një udhëtim, për të krijuar një projekt të ri për të jetuar një aventurë. Çështje që po çalonin do të zgjidhen papritur me një nuancë brilante. Po përjetoni një dashuri? Do të dini të jeni aq sa duhet romantik për t’i dhënë ngjyrë dhe shije tjetër jetës suaj dashurore.

Ujori: Llampa klasike e Aladinit do t’ju ndihmojë për të zgjidhur një situatë të vështirë, ndoshta të natyrës ekonomike që mendonit se ishte e pazgjidhshme. Një zgjidhje e jashtëzakonshme do t’ju çojë dhe në fitime të mira. Momente të mëdha lumturie dhe pasioni do t’ju lidhin më shumë me njeriun e zemrës. Jeni singëll? Shihni vërdallë: një person nuk po jua ndan sytë.

Peshqit: Mos u habisni nëse një moment do të ndiheni të pasigurt dhe konfuzë, përsa i përket zgjedhjeve që do të bëni dhe strategjive që do të ndiqni. Do të ndiheni të lodhur dhe situata yjore do të jetë pak kritike e destabilizuese. Vendosni qartësi dhe kërkoni të shmangni shpejt nga fusha e lojës çdo keqkuptim të mundshëm. Relatat sentimentale duhen menaxhuar më së miri, pa marrë asgjë të mirëqenë.