Qëllohet autobusi i turneve të Lil Wayne

Autobusi i turneve me të cilin udhëton rreperi Lil Wayne është qëlluar me armë në Atlanta.
Wayne ka performua në një lokal të shtunën në mbrëmje, ndërsa të shtënat janë dëgjuar në të gdhirë të së dielës, pak minuta pasi 2 autobusët e turneve janë larguar nga lokali.
Sipas të dhënave disa prej artistëve që shoqëronin rreperin kanë qenë brenda në autobus gjatë momentit që është qëlluar.
Por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që ende nuk dihet nëse edhe Lil Wayne ka qenë prezent në ato caste.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se pas të shtënave, autobusi ka qëndruar në një hotel aty pranë dhe më pas janë njoftuar forcat e rendit.
Ende vijojnë hetimet për ngjarjen.

Advertisement