Të gjithë kanë patur sytë nga intervista e Bruce Jenner, ku ai pranoi se ka lindur me shpirtin e një femre dhe ashtu do të vazhdojë jetën e tij, dhe thuajse të gjithë kanë patur një reagim për të shprehur në rrjete sociale.
972 mijë statuse në Twitter nga 403 mijë profile të ndryshme bënë që intervista e 65 vjecarit të thyente rekord në rrjete sociale.
Rreth 17 milionë shikues e ndoqën atë për dy orë.
Intervista e Jenner ishte ndër transmetimet më të suksesshme të ABC.
Pas transmetimit të intervistës, kanali E! konfirmoi se nga muaji Korrik do të transmetohet një seri dokumentarësh nga jeta e Jenner.