Tiranë – Kryeministri Berisha akuzon opozitën se braktisi qëllimisht kuvendin

“Në muret e këtij parlamenti do të mbetet një akt shumë i rëndë kur opozita braktisi parlamentin kur do të votohej për Gjykatën Administrative”, është shprehur Berisha. Me dështimin në seancën e së hënës, mbetet vetëm një shans që ligji i kërkuar me forcë nga biznesi të miratohet përpara zgjedhjeve të qershorit. Por për këtë kërkohet që mazhoranca dhe opozita të arrijnë konsensus politik për të mbledhur sërish kuvëndin në një tjetër seancë, cka sipas burimeve nga brënda Kuvendit tashmë duket e vështirë. Por edhe pse dështoi në miratimin e ligjit për Gjykatat Administrative, Kuvendi arriti të miratojë vetëm me votat e shumicës rreth 20 projektligje të tjera. Ndër to më të rëndësishmet kanë qënë, projektligjet për 6 marrëveshje kredish, që qeveria shqiptare do të marrë në tregun e jashtëm. Vlera totale e borxhit që do të merret përmes tyre arrin në 310 milionë euro duke përfshirë edhe kredinë e shumë debatuar tregtare të rrugës Durrës-Kukës, për të cilën qeveria shqiptare do të paguajë një interes prej afro 11.5%.

Advertisement