PS zyrtarizon kandidaturat për qarkun e Vlorës e Gjirokastrës

Partia Socialiste zyrtarizon kandidaturat e saj për Bashkinë e Vlorës, Sarandës dhe Himarës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Pas takimit konsultativ të kreut socialist Edi Rama me deputetë të qarkut të Vlorës, deputetja Valentina Leskaj bëri publikë për mediat emrat.
“PS do të paraqesë në tryezën e aleancës, kandidaturën e Dritan Lelit për Bashkinë e Vlorës, kandidaturën e Floriana Kokës për Bashkinë e Sarandës dhe kandidaturën e Gjergj Goros për Bashkinë e Himarës”, njoftoi Leskaj.
Më pas, nga selia e Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, bëri publikë edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në Qarkun e Gjirokastrës.
“Kandidate e Partisë Socialiste në Bashkinë e Libohovës është zonja Luiza Mandi, për Bashkinë e Tepelenës, PS-ja kandidaton Tërmet Peçin, për Bashkinë e Memaliajt, Durim Roshin, për Bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçen dhe për Bashkinë e Këlcyrës, Klemend Ndonin”, njoftoi Ahmetaj.

Advertisement