Dashi: Parashikohet një ditë e këndshme me protagonistë sektorët e dëfrimit dhe miqësisë: përbërësit idealë për një kokteil të shkëlqyer. Do të jenë me mijëra mënyrat që do t’ju vijnë në mendje për të organizuar një mbrëmje me miqtë. Në çift ujërat janë më të qeta, pak emocionuese, por sot keni fantazinë dhe idetë e duhura për të shpikur diçka të djallëzuar.

Demi:  Të reja, pasion, aventura, tërheqje erotike të parezistueshme: ja se ç’premtojnë yjet për ju sot.  Nëse jeni singëll nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të viheni në lojë, në të kundërt bëni kujdes sepse ka rrezik që një sërë komplikimesh të shfaqen në jetën në çift. Mos e nxisni xhelozinë e partnerit. Nëse bëhet fjalë për punën, kjo e enjte do të sjellë lajme të mira dhe kënaqësi për një pjesë të mirë tuajën.

Advertisement

Binjakët:  Sot faza  e Hënës në kënd joharmonik me shenjën tuaj, ua bën të mundimshme rrjedhshmërinë e ditës. Ankthi dhe idetë konfuze në këtë moment nuk ju lejojnë të veproni siç do të dëshironit dhe ju bëjnë më të ndikueshëm. Nëse nervozizmi ua ka bërë shumë të shpeshta vizitat tek frigoriferi, rregulloni dhimbjet e stomakut me lëng majdanozi të zier.

Gaforrja: Periudha është pak a shumë statike dhe ditët tuaja janë mëse normale.Ka nevojë për nj eide gjeniale, inovative. Mjafton pak për të rinovuar rutinën e përditshme. Kështu që vini në punë fantazinë. Ka disa gjëra që do të donit të ndryshonit në fizikun tuaj, ndoshta një tonifikim më të madh muskular. U tha, u bë: forca drejt e në palestër për të bërë aktivitet fizik.

Luani: Njohje të reja do të hyjnë në përditshmërinë tuaj, duke revolucionarizuar në mënyrë pozitive organizimin e ditës.  Mos rezistoni. Nëse e mendoni mirë kjo është edhe një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar bllokimin e këtyre kohëve të fundit. Mos prisni që t’a bëjë partneri lëvizjen e parë. Harrojini armët e luftës dhe zëvendësojini me një tufë lulesh: do të shihni se ç’sukses do të jetë!

Virgjëresha: Me Hënën dhe Saturnin në kundërshti, impononi qartësi në raportet tuaja, madje dhe tek ato afektive, edhe pse nuk do të jetë e lehtë e do të sjellë pak siklet. Por kjo është e vetmja mënyrë për të larguar zhgënjimet  dhe të evitoni premtimet  që më pas nuk do të mbahen. Do të jeni më të ngathët se zakonsiht. Bëni kujdes me plagët dhe lëndimet e vogla: përdorini me kujdes objektet delikate apo të mprehta.

Peshorja: Pasuria juaj sot mund të jenë miqtë: simpatikë, proaktivë, gjithnjë gati t’ju zgjasin dorën kur keni nevojë. Besimi që do të dini të ngjallni tek të tjerët mund të bëhet një shkop magjik që do t’ju hap jo pak dyer. Do të arrini të superoni një pengesë të vogël që kish dalë papritur dhe do të ndiheni kaq të lehtësuar…

Akrepi: Planetët parashikojnë mundësinë e takimeve të papritura të dashurisë, aq të rëndësishëm sa mund të godasin thellë shpirtin tuaj.  Mund të ketë transformime të strukturave të ndërtuara deri më sot. Në punë mbështetuni sidomos tek organizimi, programimi strategjik: vetëm në këtë mënyrë do të arrini t’i bëni ballë në mënyrë brilante impenjimeve tuaja të shumta.

Shigjetari: Ditë në kërkim të sipërmarrjes dhe dinamizmit: energjia, shpejtësia dhe aftësia ju lejojnë të përfundoni të gjithë impenjimet që keni shënuar në axhendë. Zgjedhje të rëndësishme dhe vendime momentale të shpejta do të rezultojnë fituese: udhëtime dhe pushimet janë  të mbrojtura nga rreziqet. Për habinë tuaj një njohje mund të shndërrohet në diçka më tepër. Lëreni zemrën të vendosë…

Bricjapi: Hëna tek Shigjetari nuk do t’ju ndihmojë të gjeni në mënyrë spontane mirëkuptimin me partnerin: për  t’a arritur atë duhet të punoni pak. Përse të mos organizoni një mbrëmje romantike, një darkë nën dritën e qirinjve? Kush ka aktivitet profesional autonom mund të mbështetet tek idetë e reja dhe origjinale por thelbësore si dhe tek praktikat për të zgjeruar biznesin tuaj.

Ujori: Hëna në fushën e Njëmbëdhjetë lehtëson bashkëpunimet në punë dhe raportet miqësore. Jeni të aftë të çoni përpara shumë projekte njëkohësisht.Yjet ju dhurojnë aftësi të shkëlqyera organizative dhe ju lejojnë të arrini me lehtësi qëllimet tuaja. Një miqësi apo dashuri e re mund të ndryshojë sjelljen kundrejt botës që ju rrethon.

Peshqit: Parashikohet një ditë impenjative dhe e lodhshme në punë, por mund të ngushëlloheni me Marsin dhe Venusin që janë në anën tuaj: ato garantojnë që çdo sforco e juaja nuk do të shkojë dëm. Çdo gjë që do të realizoni do të  rezultojë një bazë e fortë dhe e sigurt mbi të cilat të ndërmerrni projekte të reja në të ardhmen. Disponibiliteti kundrejt partnerit, dialogu dhe interesa të reja do t’i japin një nxitje raportit tuaj në çift.