Vajza e Kurt Cobain i urren Nirvana-t

Shija muzikore me siguri nuk është e trashëguar dhe kjo duket më së miri në rastin e Frances Bean Cobain, vajzës së të ndjerit Kurt Cobain, e cila ka thënë se i urren Nirvana-t dhe se pak a shumë njësoj ndihet dhe për të atin
Cobain ka thënë për revistën Rolling Stone se nuk i pëlqen muzika që ka bërë babai i saj por më tepër i pëlqejnë Mercury Rev, Oasis, dhe Brian Jonestown Massacre.
Megjithatë Frances Bean ka vecuar këngën “Dumb” e cila përshkruan “perceptimin që Kurt kishte për veten, herë kur drogohej dhe herë jo, dhe që ndihej i papërshtatshëm që e quanin zëri i një gjenerate”. Ajo ka thënë se sa herë e dëgjon këtë këngë qan.
Por 22 vjecarja Cobain duket se është e inatosur për vetëvrasjen e babait të saj. Ajo thotë se e kupton që muzika e tij ka frymëzuar një gjeneratë të tërë, por nëse nuk do të ishte kjo, atëhere Kurt për të do të ishte një mashkull që ka braktisur familjen e tij në mënyrën më të tmerrshme.

Advertisement