Elhaida Dani ka përfunduar xhirimet e videoklipit të versionit në gjuhën shqipe të këngës “I’m alive”.
Në versionin shqip, kënga e punuar nga Zzap and Chriss, do të mbajë titullin “Në jetë” dhe trajton të njëjtën temë sikurse versioni i parë.
Megjithatë klipi i ri do të vijë me një ndryshim.
Nga një gazetare, police trafiku, kuzhiniere, mjeke, zjarrfikëse dhe stjuardesë, këtë herë personazhet femra do të jenë me profesione të ndryshme por që përfaqësojnë të njëjtin mesazh të këngës.
Ajo që nuk do të ndryshoj është veshja dhe performanca e Elhaidës pasi këngëtarja ka vendosur të paraqitet sikurse në “I’m alive”.
Kënga më pas do të punohet dhe publikohet edhe në italisht.