Fustanet e “Hirushes”: nga vizatimet në realitet (FOTO)

Friday, December 5, 2025

Duhet një dorë artisti kur bëhet fjalë për të bërë realitet fustanet e Hirushes.Prandaj për këtë punë u zgjodh stilistja që ka fituar 3 Academy Award, Sandy Powell.
Powell ka thënë se nuk ka marrë këshilla apo ndonjë guidë nga Disney për fustanet.
Ndër dilemat e saj ka qenë nëse fustani i Hirushes duhej të ishte blu, si në filmin vizatimor, apo jo. Por pasi mori parasysh ngjyrat rozë, të bardhë dhe të verdhë, ajo vendosi se bluja ishte ngjyra më e përshtatshme. Për të krijuar efektin me nuanca që duket në film, asaj i është dashur të mbivendosë disa shtresa tyli në ngjyra të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -