Para disa kohësh dukej sikur Britney Spears ishte gati të publikonte një album të ri për kënaqësinë e të gjithë fansave të saj. Ok është duke punuar për disa këngë të reja, por ylli i popit është shprehur qartë se publikimi i një albumi të ri “nuk është një prioritet për të”. Gjatë një interviste për BILLBOARD artistja i ka siguruar fansat se: “Jam duke punuar për albumin e ri. Po punoj ngadalë por parreshtur. Kam një mal me gjëra për të bërë me femijët e mi, shkolla, sportet e gjëra të tilla. Po bëj më të mirën time për një disk fantastik, por për momentin nuk e kam prioritet”.
Nërkohë Britney duket se e ka shtyrë kontratën e saj për “Britney: Piece Of Me“, spektaklet në Las Vegas deri në vitin 2017. Menaxheri i saj Larry Rudolph ka deklaruar se objektivi për momentin është realizimi i singëllave madhështor: “Nuk jemi ende duke folur seriozisht për një album të ri. Në ditët e sotme disqet nuk janë më aq të rëndësishëm sa një herë e nje kohë. Britney do të bëjë një tjetër por jo tani”. Ok e kuptuam mjaft mirë, duhet të presim ca. Ndërkohë ka shumë persona që kanë filluar të vënë baste se artistja mund të performojë në pushimin e Super Bowl-it të ardhshëm.