Një rivale për Paris HIlton

Quhet Lydia Hearst Shaw, është trashëgimtare e dinastisë editoriale Hearst, është 25 vjeç dhe shumë natyrshëm vjen krahasimi me Paris Hilton. Me një familje të fuqishme pas krahëve, një karrierë si topmodele dhe një trup për t’u pasur zili siç mjaft mirë tregojnë fotot e botuara në GQ së fundmi. Por për Lydian të qenurit trashëgimtarja më e famshme në Amerikë nuk është aspak qëllim. Ajo i urren reality-t dhe nuk ka kohë për jetën mondane e thashethemet. Curriculumi i saj e tregon mjaft mirë. Supermondele e vitit, gazetare, stiliste dhe shumë shpejt aktore. Ëndrra në sirtar është të aktrojë e ndoshta më vonë të shkruajë skenare. Pikërisht për këtë po punon shumë orë në ditë me nje mësues privat.

Advertisement