Luana Vjollca, veç 2 hapa larg

Bukuroshja Luana Vjollca di gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të fansave me surprizat dhe projektet e reja që prezanton herë pas here.

Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, para pak ditësh ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re, “E jemja”, të cilën ua kushton të gjithë fansave që e mbështesin në çdo hap që merr.
Dhe e ka mbajtur fjalën, madje, pak nga pak po formon pazëllin e videos së re, e cila është në orët e fundit të montazhit. Nga ç’duket në fotot e para të publikuara nga vetë Luana në Instagram, klipi do të jetë mjaft i nxehtë.
Ka filluar që tani të nxisë imagjinatën e dashamirësve të saj, duke postuar fotot ku ajo është e veshur me të brendshme të zeza, por duke provokuar edhe me komentet. “Veç dy hapa…” është komenti i fundit që shkruan Luana në Instagram, i cili i paraprin publikimit të videos që do të vijë vetëm pas disa orësh.

Advertisement