Dashi: Me Hënën, Jupiterin, Marsin dhe Uranin në anën tuaj, çdo gjë do të shkojë siç kishit shpresuar, madje më mirë: energjitë nuk shterojnë dhe projektet ambicioze gjithashtu.  Edhe në sferën ekonomike gjërat po shkojnë mirë. Shumë shpejt do të fitoni më tepër. Nëse keni një histori dashurie të konsoliduar do të dini t’i shfaqni personit të dashur një dëshirë të madhe për t’u ndjerë mirë dhe për të qenë të lumtur.

Demi:  Nëse do të rrini të qetë edhe në momentet më kritike të ditës, do t’i dominoni mirë emocionet: rëndësi ka që të mos kapeni nga ankthi. Shpresa për të përmirësuar jetën tuaj dhe të të afërmve tuaj bëhet  gjithnjë e më e fortë, do t’a gjeni mënyrën e duhur. Për t’i dhënë energji mendjes duhet të hani një mëngjes të bollshëm: është një rit që duhet respektuar në mënyrë rigoroze.

Advertisement

Binjakët:  Kundërshtia e Hënës nuk është ajo që ju duhet në këtë moment për të dalë nga labirinthi i impenjimeve dhe problemeve që ju presin.  Përdorni edhe energjinë që ju ka mbetur në fund të fuçisë , por më pas do t’ju duhet të ngadalësoni dhe të pranoni situatën. Nuk është aspak turp nëse e kaloni mbrëmjen përpara televizorit sepse nuk keni dëshirë të socializoheni.

Gaforrja: Energjia  duhet kanalizuar në sektorin profesional: nëse doni të shihni rezultate mos e kaloni kohën duke u qarë, por veproni me siguri dhe vendosmëri. Ndihmesa të papritura do t’ju vijnë në momentin e duhur. Përpiquni që t’a bëni më të shëndetshëm stilin tuaj të jetës për të evituar shqetësimet dhe të vini rregull rreth jush edhe pse dikush nuk është dakort.

Luani: Gjallëria dhe humori i mirë do të karakterizojnë të gjithë ditën e sotme që do t’ju shohë protagonistë të një jetë sentimentale të lëvizshme dhe intensive: njohje të vjetra e të reja do të jenë një burim i vyer për ju. Do të keni dëshirë të rrini në shoqëri. Në dashuri ashtu sikurse dihet asgjë nuk është e pamundur. Një miqësi historike që shndërrohet papritur në diçka tjetër është vërtetë shumë intriguese.

Virgjëresha: Ditë gri. Nuk do të zhgënjeheni aspak nëse i besoni mendimet dhe sekretet më të thella personave të ndjeshëm dhe të respektuar. Në fushën profesionale do të arrini të lini një gjurmë personale që do t’ju bëjë të vlerësoheni më shumë. Në dashuri do të bëni një hap vendimtar kundrejt një personi që ju qëndron pranë prej kohësh pa kërkuar asgjë. Ju do në mënyrë të pakushtëzuar.

Peshorja: Qielli ju buzëqesh. Përfundoni ato gjëra që i keni me urgjencë, mund t’i dedikoheni shfryrjeve dhe argëtimeve pa u menduar. Me gjakftohtësi të jashtëzakonshme do të arrini të administroni një situatë shumë delikate. Në fushën e dashurisë? Kur doni, dini të jeni joshës, të ëmbël si sheqer dhe pikantë për t’i shtuar akoma më tepër lezetin.

Akrepi: Ditë e qetë, e heshtur dhe medituese, ndoshta pak e mërzitshme për ju,  pa sfida apo trofe për t’u fituar. Do të rigjeni ekuilibrin dhe qetësinë e brendshme duke i lënë gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre, pa i sforcuar. Mos i neglizhoni shumë kurat për trupin por mos jini as shumë alarmantë: zgjidhni një rrugë të mesme, atë të duhurën.

Shigjetari: Çereku i fundit i Hënës në shenjë. Hiqni prizën, nëse ndjeni lodhje dhe dëshirë për të analizuar një situatë që po ju krijon disa shqetësime. Mund të ndiheni të zhgënjyer nga sjellja e një njeriu mbi të cilin ishit mbështetur: ndiheni të tradhëtuar, por po t’a mendoni mirë nuk është kështu. Në dashuri jeni të shpërqendruar, por partneri do t’ju qëndrojë njësoj në krah e do t’ju kuptojë.

Bricjapi: Një këshillë: “Shtrijini këmbët sa keni jorganin”. Pranoni këtë fazë në të cilën jeni pak konfuzë dhe mos merrni vendime për të cilat mund të pendoheni më vonë.  Nëse ndonjë gjë do të përfundojë edhe në mënyrë shokuese kjo do të ndodhë sepse është bërë ndonjë gabim. Lajme të shkëlqyera nga fronti i punës, sidomos nëse operoni në fushën e spektaklit apo në ndonjë sektor tjetër artistik.

Ujori: Një ditë e favorshme për ngjyrat tuaja: një nga ato ditë ku mund të realizoni projekte dhe të shënoni shumë pikë në favorin tuaj. Marsi mik ju mbeshtet me një grintë të pazakontë dhe një shpirt iniciative të jashtëzakonshëm. Ndërkohë fati do t’ju shkelë syrin në punë dhe në jetën private. Do të arrini që sot të mos jeni të shpërqendruar.

Peshqit: Mos e lejoni Hënën negative t’ju kushtëzojë e aq më tepër mos u kushtëzoni nga fjalët e liga që një person i afërt mund të thotë për ju. Mos bëni kompromise. Mbani distancat e duhura nga njerëz jo totalisht të sinqertë. Zgjidhni veprat dhe jo fjalët. Tregohuni xhentilë dhe mirëkuptues me personin e zemrës. Mos abuzoni me ushqimet e rënda që do të ndikojnë tek tretja juaj.