Vasili: Meta nuk jep dorëheqjen, do të publikojmë fakte tronditëse

“Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar”, deklaroi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.

Ai paralajmëroi se të reja tronditëse do të bëhen publike nga LSI gjatë 24 orëve në vazhdim.
Duke marrë shkas nga protesta e ditës së enjte e thirrur nga opozita, Vasili theksoi se ajo është organizuar nga një njeri, i njohur botërisht si i dënuar për korrupsion. “Pikërisht ky njeri bën thirrje për protestë dhe për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit”, shtoi ai.
Sipas nënkryetarit të LSI-së, çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri, edhe PD po ashtu është e lirë të bëjë protesta, edhe 24 orë në ditë po të dojë për llogari të krimit të organizuar. PD është e lirë të përdorë edhe të sëmurë psiqikë, si u deklarua ky i fundit për të mbështetur krimin e organizuar, shtoi ai.
“Por, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nu do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Ju konfirmoj edhe njëherë qartë dhe prerë se lufta e maxhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë shumë e rreptë dhe pa asnjë kompromis. Gjithashtu bëj me dije opinionin publik se fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim”. deklaroi nënkryetari i LSI-së.

Advertisement