Fufi: Nuk më është ofruar mbrojtje fizike

Deputeti demokrat Mhill Fufi, për herë të parë, reagon pas deklaratave të vazhdueshme që nga akuzat e Tom Doshit, deri në paraqitjen e skenarëve të ndryshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eliminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar. Në këto kushte, hedh poshtë trillimet nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve, më është ofruar mbrojtje fizike. Eshtë shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike. I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vendosë para ligjit përgjegjësit. Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë, objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit”, thotë Fufi.

Advertisement