Partia Socialiste ka përjashtuar nga grupi parlamentar socialist, deputetin Tom Doshi.
Doshi nuk ka pritur fundin e mbledhjes dhe ka dalë jashtë ku ka dhënë edhe një deklaratë të fortë. Doshi deklaroi se pas vendimit për përjashtimin është kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.
“Edi Rama sot ka një tutor që është Ilir Meta, i cili ka urdhëruar vrasjen time dhe të Mhill Fufit. Kam 5 muaj që ia kam bërë të qartë këtë gjë, jo vetëm Metës e Ramës, por edhe kryeprokurorit. Këtë, ia kam bërë të ditur edhe Senatit Amerikan. Personi që e ka marrë përsipër për ta kryer këtë akt është takuar edhe me ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Kam prova për këtë që them”, u shpreh Doshi.
Doshi u shpreh se edhe pas kesaj ngjarje nuk do të dalë nga politika. “Nuk shkoj të asnjë parti tjetër por jam në gjendje që të krijoj parti të re, madje të dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.