Siç edhe kreu parlamentit Ilir Meta paralajmëroi një ditë më parë, mbrëmjen e të enjtes me 102 vota pro parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të shërbejë për dekriminalizimin e parlamentit.
Në krye të tij do të jetë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ndërsa nënkryetar Taulant Balla.
Miratimi këtij komisioni vjen pas marrëveshjes së dhjetorit mes PD dhe PS, një pikë e fortë kjo e kësaj marrveshje kërkuar nga demokratët.
Dy ditë më parë kreu opozitës Basha do të deklaronte se ai shikonte një mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin.