Dashi: Keni një kapacitet të jashtëzakonshëm për t’i paraprirë situatave të sikletshme dhe arrini t’i shmangni ato falë instiktit tuaj. Arma juaj shtesë: mund të piketoni çdo lloj objektivi dhe të propozoheni pa iu dorëzuar ankthit dhe frikës për të dështuar. Është momenti ideal për të konsoliduar një relatë të rëndësishme duke pranuar me një buzëqeshje përgjegjësinë që ju lidh me këtë ndjenjë.

Demi:  Mos i lejoni pengesat që ndodhen në rrugën tuaj t’ju ç’orientojnë. Mbajeni humorin lart. Gjithçka do të zgjidhet më së miri duke modifikuar linjën tuaj të veprimit. Nuk mund të thuhet se në këtë moment keni një linjë të jashtëzakonshme fizike pasi do të ishte një gënjeshtër. Në çdo rast duhet të ç’dramatizoni. Mjafton pak përkushtim për të shmangur sëmundje të vogla ose të mëdha sezonale.

Advertisement

Binjakët: Yjet ju vështrojnë me dashamirësi. Një ëndërr e vjetër e mbajtur në sirtar e parë nën dritën e aktualitetit do të mund të fillojë të formëzohet. Mos e mohoni shansin për një sqarim me një person që është sjellë keq  me ju. Një ditë e mirë kjo për të shkuar në qendrat termale sidomos nëse keni probleme me lëkurën dhe kockat. Bëni një trajtim me baltra termale.

Gaforrja: Në vend që të rehatoheni në situatat që nuk po shkojnë siç duhet provoni të niseni nga ato që janë duke shkuar mirë. Që aty do të startojë një rrugëtim më i shkurtër për t’i transfromuar. Do të duhet të provoni të ndryshoni mënyrën se si i shihni gjërat. Kjo do të përmirësojë jetën tuaj. Në sferën afektive nëse keni për të rrëfyer ndonjë gabim të vockël çamarok sinqeriteti do të jetë mëse i domosdoshëm. Gjithsesi e keni ju në dorë për të gjetur mënyrën më të mirë për t’ju falur.

Luani: Preokupimet do të jenë fjalët kyç të ditës së sotme. Do t’ju thuhet që t’i lini problemet mënjanë dhe Hëna jo harmonike tek Ujori do t’jua kujtojë këtë gjë. Pikërisht për këtë arsye nuk do të arrini të kënaqeni dhe të kaloni një mbrëmje të qetë me atë që do të dëshironit. Në punë hiqeni przën për pak kohë dhe dedikojuni diçkaje që të jetë totalisht pa stres. Sot mos merrni vendime.

Virgjëresha: Do të ndiheni të lodhur, pa motivim dhe të këputur. Fajin për këtë do t’a kenë ritmet e shfrenuara që ndiqni në të përditshmen tuaj. Me pak fjalë mos kërkoni të bëni më shumë dhe të gënjeni sikur jeni gjithnjë në maksimum. Nuk është një moment qetësie dhe ekuilibri në çështjet sentimentale. Dikush do të jetë i predispozuar të bëjë ndonjë rrëshqitje të rrezikshme. Dikush tjetër do të ketë dëshirë për t’u larguar, gjë që do të krijojë konfuzion dhe dyshime.

Peshorja: Parashikimet e motit për ju sot parashikojnë një qiell të kaltër nën shoqërinë e Hënës dhe Ujorit që do të startojnë një sërë iniciativash interesante. Mbledhje me miq, sport, kinema, lexime, mendje e qetë dhe zemra që rreh fort e mbushur me pritshmëri. Lajme shumë të mira në sferën profesionale: për shumë prej jush priten mundësi të jashtëzakonshme . Dhuarat të rëndësishme do t’ju bëhen sot.

Akrepi: Dita sot do të nisë me lodhje, sidomos nëse do të keni pak dëshirë për të vepruar. Hëna në dis-harmoni do të përkeqësojë gjërat. Çdo grimcë e vogël rëre do t’ju duket e madhe sa një mal. Flasim pak për dashurinë tani: jeni aq shumë të impenjuar me veten dhe gjërat tuaja sa nuk jeni të aftë të dalloni një shikim që ju vështron. Hapini sytë shpejt!

Shigjetari: Ditë shumë pozitive kjo e sotmja për ju në sferën profesionale. Nuk do t’ju mungojë kapaciteti që të nuhasni në ajër çdo gjë që do t’ju lejojë të kaloni më tej dhe të fuqizoheni në punë. Nëse jeni stabël në çift parashiokohet një mbrëmje e ëmbël dashurie së bashku me partnerin. Do të jeni të lidhur si kurrë më parë, të prirur sidomos për të dëgjuar nevojat e partnerit tuaj.

Bricjapi: Sot jeni të kandiduar për fat të papritur, por duhet të lëvizni që t’a aktivizoni këtë fat. Dëshira për t’a arritur është një bonus më shumë. Mendimi pozitiv sigurisht ndihmon. Kini gjithashtu edhe pak kurajo. Yjet do t’ju japin mundësinë që të mbyllni marrëveshje të mira dhe të lidhni disa kontakte që me kalimin e kohës do të rezultojnë të dobishëm. Relata në çift është në një moment pasiviteti dhe ndryshimi. E keni në dorë ju t’a kënaqni.

Ujori: Falë Hënës shumë gjëra do të mund të marrin jetë sot. Me siguri do të keni energji të mira, shumë fantazi dhe një kapacitet për të komunikuar në mënyrë të thellë me njerëzit që keni më shumë për zemrër. Argumentat tuaj do të mirëpriten nga miqtë. Sharmi juaj , nga ana tjetër do të kapet menjëherë nga një person që nuk është partneri juaj.

Peshqit: Të parandalosh është më mirë se të kurosh thotë një fjalë e urtë dhe ju keni vendosur t’a ndiqni më së mirë duke mos bërë kurrë diçka të nxituar apo rastësore. Të ndjekësh një strategji të paktën në teori, do t’ju ndiohmojë që të keni objektivin në shënjestër në çdo situatë. Me Venusin në shenjën tuaj nevoja për dashuri do të jetë e lartë por mbi të githa duhet të jeni të gatshëm të dhuroni edhe ju dashuri.