Zbulohet anëtarja e katërt e jurisë së X Factor.

Tashmë nuk është më surprizë, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti do të jetë anëtarja më e re e jurisë së talent show-t X Factor Albania.

Kjo zgjedhje duket e mirë menduar, pasi Bleona është në kulmin e saj mediatik dhe pritet të bëjë shfaqje në Netët Live, që nisin të hënën e ardhshme në TV Klan. Lajmin e ka bërë publik prezantuesja e X Factor, Alketa Vejsiu e cila duket shumë entuziaste që ka mundur të rekrutojë personazhin shqiptar, apo siç e quan ajo “një nga fenomenet mediatik në Shtetet e Bashkuara”.

Advertisement