Filmi biografik mbi Steve Jobs më në fund e ka plotësuar kastin e aktorëve dhe Michael Fassbender do të jetë ai që do të interpretojë gjeniun e teknologjisë, i cili ndërroi jetë në vitin 2011, në moshën 56-vjeçare.
Të tjerë aktorë në këtë film do të jenë Seth Rogen, i cili do të interpretojë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, dhe Kate Winslet, e cila do të luajë rolin e ish-shefes së marketingut të Macintosh-it, Joanna Hoffman.
Jeff Daniels, Michael Stuhlbarg, Katherine Waterston dhe Perla Haney-Jardine janë aktorët e tjerë të këtij filmi.
Me regji të Danny Boyle dhe skenar të Aaron Sorkin, ‘Steve Jobs’ ka nisur xhirimet ditën e martë në San Francisco.
Filmi do të shfaqet në vitin 2016.