Një lojë e re, e ngjashme me atë të kovave me akull, po përhapet ditët e fundit në Instagram.
Pak nga pak, personazhet e televizionit po guxojnë të nxjerrin fotot në të ashtuquajturën “photo I would never post” – fotoja që nuk do t’a postoja kurrë. Kjo është poza që prezantuesja e Top-Channel, Albana Osmani, ka publikuar në profilin e saj në Instagram duke shkruar se këtë foto e ka bërë gjatë vizitës në Amsterdam, moment në të cilin ka qenë me nerva. E kishit imagjinuar Albanën me këtë pamje?