Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen pas lajmit se është ndarë nga modelja Irina Shayk, dy ditë pasi lajmi u konfirmua nga zëdhenësi i bukuroshes.
“Pas pesë vitesh, lidhjes time me Irinën i ka ardhur fundi”, ka thëne futbollisti 29 vjecar në një deklaratë me shkrim për ESPN. “Besojmë se kjo ishte gjëja më e mirë për tu bërë për të dy”, ka thënë duke shtuar se i uron Irinës “të jetë shumë e lumtur”.
Ronaldo ka sqaruar se po e lëshonte këtë deklaratë për ti dhënë fund spekulimeve lidhur me jetën e tij dhe lidhjen pesë vjecare.
Komentet vijnë në castin kur përflitej një përplasje mes modeles dhe familjes së futbollistit. Të njëjtat fjalë i ka adresuar edhe Irina në deklaratën e saj ku zëdhënësi ka theksuar se “Irina gjithnjë ka qenë pranë familjes së tij. Cdo koment negativ lidhur me Irinën dhe familjen e Ronaldos është tërësisht i sajuar dhe ata nuk kanë qenë faktor në ndarjen e ciftit.”
Asnjëri prej të dyve nuk ka lëshuar komente të metejshme lidhur me ndarjen, ndërsa që pas ndarjes duket se të dy janë larguar pak nga rrjetet sociale.
Që pas ndarjes, kanë qarkulluar fjalë se Ronaldo mund të jetë lidhur me prezantuesen televizive Lucia Villalon.
Spekulimet kanë nisur që kur të dy u shfaqën në një fotografi ku dukej se po festonin fitoren e Topit të Artë.