Dashi: Kjo ditë duket sikur është puthur nga fati, falë mbështetjes së Hënës së Re në shenjën e Ujorit. Një dozë ekstra fati bën të mundur arritjen e objektivave profesionalë të fiksuar që më parë. Mos ndryshoni asgjë në fushën e dashurisë. Aventurë apo dashuri e përjetshme? Sot nuk ka problem: ajo çka ju intrigon është kënaqësia e të fituarit dhe konfirmimi  i sharmit tuaj të padiskutueshëm.

Demi:  Jeni gati të jetoni një ditë me shpejtësi të lartë? Me bashkëpunimin e Marsit dhe Plutonit mund të shënjestroni një apo me tepër goditje të mëdha. Ankthet e shkaktuara si pasojë e Hënës së Re tek Ujori, nuk do t’ju prekin. Jini të sigurtë, të vendosur dhe të projektuar ndaj së ardhmes. Kujdes nga korentet e ajrit. Mbroni cervikalen dhe fytin, që është pika juaj e dobët.

Advertisement

Binjakët: Sot po që e nisni ditën me këmbë të mbarë. Ditë ideale kjo e sotmja për të zgjidhur me kurajo një çështje të ndërlikuar, për të lëvizur, për t’u argëtuar dhe udhëtuar. Si kurrë më parë opinionet tuaja sot do të marrin besueshmëri. Yjet në favorin tuaj do të ndezin zemrën dhe ndjesitë: me këto kredite, marrëdhënie të vjetra ose takime të reja do të gjejnë feeling dhe harmoni. Kënaqësi!

Gaforrja: Disa turbullira në fushën profesionale mund t’ju vendosin pakëz në vështirësi, por ju tak fak do t’a ktheni këtë situatë të rrëmujshme në favorin tuaj. Do të keni ndjesinë se dikush nuk po ju tregon të vërtetën e ndoshta nuk gaboheni. Kërkoni sqarime. Entuziazmi dhe përpikmëria nuk ju mungojnë, por evitoni t’i tregoni të gjithëvë projektet tuaja. Konkurenca nuk fle gjumë.

Luani: Vështirësi për të krijuar lidhje me ambjentin që ju rrethon? Fajtore është Hëna tek shenja e Ujorit. Përgatituni për keqkuptime dhe përballje. Në sferën profesionale ndiheni pak si në provim dhe kjo ju krijon bezdi. Bëjeni punën me qetësi dhe mos i merrni për bazë kritikat. Do të ketë disa keqkuptime me partnerin, por diskutimet e ndezura tregojnë dhe gjallëri në çift apo jo?

Virgjëresha:  Shenja juaj paralajmëron për eksperienca të jashtëzakonshme falë dinamikës së Hënës së Re tek Ujori. Nuk ka rëndësi vendmbërritja, por të nisesh dhe të zbulosh vende të reja e njerëz të rinj. Ritëm i lartë dhe impenjime të shumta. Ndryshe nga e zakonshmja sot të punuarit do të jetë një kënaqësi për ju. Keni shumë ide por bëni mirë të filloni t’i realizoni.

Peshorja: Do të keni mbështetjen e një grupimi yjesh miqësorë për të zgjidhur një çështje të zemrës. Karizma, ambicia, fati dhe lajmet e bukura sot nuk do të mungojnë. Ndiheni të lumtur, të qetë: gjithçka ju entuziazmon dhe ju jep një fuqi prej luani. Mbrëmje e këndshme me atë që doni ju. Të lumtur në çift? Momentet me personin e zemrës do të jenë kënaqësi. Singëll? Gjuajtje plot fat!

Akrepi: Ditë e komplikuar për shumë nga ju. Me Hënën e Re në Zonën e katërt do t’a keni humorin përtokë. Mbani distancën mos bëni asgjë jashtë të përditshmes. Jepini makinës me kujdes, flisni vetëm nëse është e nevojshme. Tolerancë zero me personin e zemrës. Nuk mundet të nxeheni për çdo mangësi të vogël, pikërisht ju që përsa i përket inkoherencës jeni kampionë!

Shigjetari: Ditë interesante e plot stimuj. Do të lëvizni me zotësi në sferën ekonomike, do të dini të jeni konkurues dhe do të bëni për vete një shumë të majme. Të ndjeshëm dhe intuitivë, mos e lini t’ju ikë shansi që të lidhni relata me njerëz që ja vlejnë. Nëse jeni singëll do t’ju mjaftojë një shikim për të shfrenuar e nxehur fantazinë tuaj dhe për të ndërtuar momente magjike si kështjella në ajër.

Bricjapi: Vazhdoni të punoni me shumë vëmendje me projektet tuaja, por mos u mendoni shumë, kapeni rastin e mirë, propozoni ide. Dielli, Hëna, Mërkuri dhe Venusi tek Ujori do t’ju japin energjinë e nevojshme e do të mundësojnë aventura të reja. Do të jeni shumë të zjarrtë dhe sipërmarrës në dashuri, gjë që do të lumturojë së tepërmi partnerin. Dhurata për shumë prej jush.

Ujori: Duke larguar me bindje pasigurinë, do arrini të merrni më të mirën përsa i përket asaj që dita do t’ju ofrojë. Të rejat dhe surprizat nuk do të mungojnë sidomos në këto ditë. Zgjidhje të papritura do të vijnë sot nëpërmjet intuitës. Katër janë planetët në shenjën tuaj, midis tyre dhe Venusi që do të ndezë sharmin tuaj. Do të keni gjithçka në rregull për t’u kënaqur ose për të bërë takimin e fatit.

Peshqit: Ditë e qetë përsa i përket anës sentimentale. Shumë nga ju gjithsesi do të preferojnë të rrijnë vetëm dhe të kultivojnë hobi dhe pasione. Momente reflektimi për të qartësuar çfarë doni nga njeriu që keni për zemër. Një semundje e vogël stinore mund t’ju mbërthejë e gati gati do t’ju pëlqejë pasi do t’ju detyrojë të rrini në shtrat duke i lejuar vetes një pushim dhe relaks të papritur.