Nis sot sesioni i ri parlamentar, në kalendar disa pr/ligje të rëndësishme

Arkiv

Kuvendi do të nisë sot në orën 17:00 zyrtarisht punimet për këtë sesion të ri parlamentar, me votimin e programit dhe kalendarit tre javor të punimeve.

Puna e mazhorancës dhe opozitës do të përqëndrohen në zbatimin e pikave të rezolutës së përbashkët të fundvitit. Pak ditë më parë në konferencën e kryetarëve opozita depozitoi dy kërkesa për ngritjen e komsioneve Ad – hock; atë për miratimin e një ligji për dekriminalizmin e parlamentit dhe institucioneve shtetërore, si dhe ngritjen e një komisioni për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Programi dhe kalendari i punimeve tre javore pritet të jetë i ngjeshur me reforma, mes të cilave edhe ajo në sistemin e drejtësisë. Në programin e punës tre javore të Kuvendit është përfshirë edhe dekreti i kreut të shtetit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe ligji për hapjen e dosjeve të komunizmit.

Advertisement