Mediat e Beogradit: Si u bë një serb, hero kombëtar i Shqipërisë

Mediat serbe vazhdojnë të provokojnë në një debat në lidhje me origjinën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Telegrafi dhe Kurir shkruajnë se “Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç është nga Serbia”. Sipas tyre, origjina e tij nuk është e diskutueshme. “Historiani anglez, Edward Gibbon, në librin e tij “Historia e rënies së Perandorisë Romake”, shkruan se Kastriotiç e ka origjinën nga vëllezëria serbe Braniloviç në Zeta”, shkruajnë këto gazeta. “Babai i tij, Gjon Gjorgje Katriotiç është quajtur Princi i Epirit. Nëna e tij, Vojislava, është një princeshë me prejardhje serbe nga familja e Tribaldas”. “Arnautët e kanë kuptuar se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Kështu, nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe, duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan”, theksohet në shkrim.

Advertisement