Pas gjashtë vitesh shkelin në të njëjtin tapet të kuq

Herët a vonë do të ndodhte! Angelina Jolie dhe Jen Aniston kanë shkelur në të njëjtin tapet të kuq, që prej ndarjes së cmimeve Oscar në 2009-ën.

Kaq ka mjaftuar që të gjitha rrjetet sociale të flasin vetëm për këtë lajm. Dy aktoret janë parë tek Critics’ Choice Awards në Los Angeles, dhe duket se për cështje minutash nuk janë takuar me njëra-tjetrën. Aniston ishte e para që shkeli në tapetin e kuq, veshur me një kostum sexy të kuq, asgjë poshtë xhaketës dhe varëse flori. Më pas u shfaq Jolie, veshur me fustan satin ngjyrë argjendi, stil klasik. Të dyja ishin të nominuara, Aniston për aktrimin në “Cake” dhe Jolie për regjisurën e “Unbroken”.

Advertisement