29-vjeçari: E vrava Denisën, familja s’më pranonte dhëndër

“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Beratit për 29-vjeçarin Kalus Sakolli, autorin e vrasjes së të dashurës së tij 22-vjecares, Denisa Demaj dhe plagosjen e vëllait të kësaj të fundit, Edison Demaj.

Sakolli ka pranuar krimin para togave të zeza ndërsa ka theksuar se fakti që familja e vajzës e refuzonte për dhëndër e shtyu të kryente këtë krim. “Prindërit e Denisës nuk e pranonin lidhjen tonë kisha kërkuar disa here të takohesha me ta. Atë ditë u nisa të shtëpia e saj, kur ndodhesha para banesës i rashë disa herë telefonit por ajo nuk më përgjigjej. Hyra me forcë në banesë dhe debatova me të dhe të vëllanë pastaj i qëllova me armë në nerva e sipër”, ka thënë para trupit gjykues 29-vjeçari. Pasi ka dëgjuar dëshminë gjykatësi i çështjes, Kostika Cabanaqi, ka vendosur ndaj masën e sigurisë “arrest me burg” që përputhej edhe më kërkesën e kryeprokurorit Ermir Beta. Në seancë nuk morën pjesë të afërmit e Klaus Sakollit dhe as ata viktimës, ndërsa ambientet e gjykatës ishin rrethuar nga forca policie për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme. Sakolli tashmë akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa ka pranuar se në këtë krim nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Ngjarja ndodhi në Kuçovë në 12 janar ku Denisa Demaj mbeti e vrarë ndërsa vëllai i saj Edison Demaj u plagos rëndë. Autori hyri në dhomën e të resë ku kreu masakrën duke vrarë 22-vjeçaren e plagosur rëndë vëllain, ndërsa prindërit dhe gjyshja e tyre ndodheshin në dhomën ngjitur. Pjesëtarët e tjerë të familjes kanë shpëtuar mrekullisht pasi arma që mbante Sakolli është bllokuar dhe për pasojë autori nuk ka mundur të qëllojë mbi pjesëtarët e tjerë.

Advertisement