Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka nisur vizitën e tij në Kosovë, ku fillimisht ka përuruar një Klinikën Gjinekologjike në Pasjan.
Aty ai ka mbajtur edhe një fjalim para qytetarëve të mbledhur në këtë vend, duke mos u përmbajtur nga deklaratat nacionaliste. “Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka deklaruar Vuçiç. Vucçic iu bëri thirrje serbëve në Pasjan që për asnjë çmim mos t’i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve. Ndërkohë ai është nisur drejt Shtërpcës ku po e presin qytetarë serbë. Në zona të ndryshme nga ka kaluar eskorta e kryeministrit serb është ballafaquar me grupe qytetarësh shqiptarë që mbanin në duar flamuj kombëtarë shqiptarë.