INUK “rrëzon” Bashën: Të ndërpriten punimet te Liqeni

Punimet për ndërtimin e komplekseve të pallateve vetëm 10 metra larg nga Diga e Liqenit Artificial në Tiranë do të ndërpriten.

Urdhri është dhënë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar duke shpallur të pavlefshme vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në rrugën “Kristo Luarasi” të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k. Sipas një njoftimi zyrtar, INUK konsideron të pavlefshme dy vendimet nr.9967/7 dhe nr. 9967/13 të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit janë shkelur disa ligje. “Vendimi i INUK është në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, thuhet në një njoftim të INUK. Ndërtimi i kompleksit të pallate në zonën e Liqenit Artificial u bë objekt akuzash e kundërakuzash mes opozitash dhe mazhorancës. Sipas socialistëve, me këto vendime, lideri i opozitës Lulzim Basha, në cilësinë e kreut të Bashkisë Tiranë, por dëmtonte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit. Ndërsa, Bashkia në qëndrimet e saj pati deklaruar se më herët e projekti nuk dëmton hapësirat e gjelbërta pasi vetëm 40 % do të jetë ndërtim në truall privat dhe pjesa tjetër do të jetë lulishte. Edhe ambientalistët janë shprehur kundër shkatërrimit të hapësirës së gjelbërt në kryeqytet. Kur na ndajnë vetëm 6 muaj nga zgjedhjet lokale, ndërtimi i kompleksit të pallateve pranë Digës së Liqenit, pritet të rindezë debatin politik mes Bashkisë dhe Qeverisë. Punimet per ndertimin e komplektit te 5 pallateve 20 kateshe (3 kate parkim i nendheshem) vijonin edhe pse kishte nje vendim qeverie per ndalimin e tyre.

Advertisement