Ndahet nga jeta “Pinxho Kapella”

Një lajm të hidhur kanë marrë ditët e fundit njerëzit e artit dhe kulturës. Është ndarë nga jeta aktori Aristotel Stefani.

Teli siç njihet nga publiku i gjerë artdashës, ka lindur në fillimin e viteve 20’ në fshatin Iliar të Zagorisë në Gjirokastër. Të shumtë janë dhe rolet e tij në Teatër. Këtu mund të përmendim rolin e Doktor Adhamudhit në komedinë “Pas vdekjes” e Çajupit, rolin e Profesor Selckës në dramën “Shqetësimet e Anës” etj. Në kinematografi ka interpretuar në 14 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977, roli i Novruzit, rojes së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” në vitin 1979, roli i njërit prej dasmorëve në filmin “Përrallë nga e kaluara”në vitin 1987. Në vitin 1998 Teli Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit, i cili do të jetë dhe roli i tij më i fundit, në filmin në filmin “Dasma e Sakos”.

Advertisement