Përfundon lidhja mes Matt LeBlanc dhe të dashurës së tij prej tetë vitesh Andrea Anders.
Ylli i serialit Friend dhe aktorja duket se janë ndarë para disa kohësh, sipas konfirmimit që është bërë për Us Magazine. Ndërkaq LeBlanc, i cili momentalisht jeton në Londër, është parë në premierën e “Episodes” i vetëm. Aktorët ishin lidhur që në 2006, pasi LeBlanc i kishte dhënë fund martesës së tij tre vjecare me Melissa McKnight.