Katie Holmes dhe maratona e filmave

“N’a pëlqen të shohim 3 filma radhazi. Kemi një ekran gjigand në shtëpi. Më pëlqen të shoh filmat në ekranë të mëdhenj. Ndonjëherë Tom do të shohë ca filma që unë nuk dua, por i shoh gjithsesi e më vonë diskutojmë mbi to”. Aktorja 30 vjeçare është fanse e punëve të bashkëshortit Tom, dhe me shumë kënaqësi do të shihte tërë ditën filma të tij. “I dashuroj filmat e Spielberg, filmat e bashkëshortit tim, filmat e Ang Lee. Më pëlqejnë dramat e musicals po ashtu, ndaj e kam shumë të vështirë të zgjedh një top 5. Surit i pëlqen shumë “Bukuroshja e fjetur” dhe të gjithë filmat Disney. Edhe unë kënaqem kur i shikoj”, – ka thënë Katie Holmes.

Advertisement