Kronopsikologjia

Kronopsikologët janë të interesuar në ritmet tona psikologjike: vëmendja, memorja, të menduarit, koha e reagimit etj, të gjitha këto aktivitete që varen nga ora biologjike.

Cikli i aktivitetit mendor ditor: Vëmendja e gjithsecilit varion nga ora në orë. Variacionet mendore prodhohen në mënyrë të rregullt dhe quhen ritmikë. Sigurisht që grafiku i vëmendjes do të ndryshojë nëse keni shpenzuar një natë jashtë. Përgjithësisht ora 10:00 deri ne 13:00 është periudha më e mirë për të përdorur intelektin. Kështu do të ishte periudha ideale për të mbajtur mbledhje apo bërë takime të rëndësishme. Një orë e gjysëm e shpenzuar në këtë hark është mëse e mjaftueshmë për të operuar me efektivitet maksimal. Në mes të ditës, shpejtësia e trurit ngadalësohet, kështu që të ngrënët e diçkaje para kompjuterit nuk është mënyra më e mirë për të përfunduar një raport. Pas drekës bëni aktivitete që nuk kanë shumë lidhje me të menduarit, si psh. shikoni e-mailet, rregulloni dokumentat në kompjuter apo bëni telefonata. Midis orës 16:00 dhe 18:00 truri rifillon të funksionojë mirë. Në shkollë kapaciteti i nxënësve arrin pikun midis orës 10:30 – 14:30. Piku i memories afatshkurtër është në orën 14:00 dhe ai i memories afatgjatë rreth orës 18:00.

Advertisement

Përse janë pushimet e vogla të rëndësishme? Sa më shumë të stresuar të jeni, aq më tepër nevojë për ndërprerje keni. Rregulli i artë është të shkëputeni çdo 2 orë. Nuk duhet të shkëputeni vetëm kur e ndieni lodhjen, por sepse relaxi është një nevojë biologjike. Ndërprerjet e vogla mbajnë konstante nivelet e motivimit dhe përqendrimit. 10 min janë ideale për t’u shkëputur, kohë kur mund të shfletoni ndonjë gazetë, bëni ndonjë telefonatë personale apo chatoni me miq e kolegë. Mos punoni kurrë 10 orë pa ndërprerje se nuk do të jeni efektivë.

Mëngjeset e të hënave dhe pasditet e të premteve. Është zbuluar se ritmi psikologjik i personave në këto ditë është shumë i ndryshëm, si pasojë e fundjavës. Të hënën në mëngjes mendojmë për fundjavën që lamë pas e të premten pasditë për fundjavën që n’a pret. Është afër mendsh që kjo gjë ndikon performancat tona në punë apo shkollë.

Ritmet e punës: Shumë kronopsikologë rekomandojnë një ritëm jo linear, një metodë pune që ju mban në lëvizje fizike (nëpër ambiente) dhe lëvizje mendore nga abstraktja në konkreten, nga të ëndërruarit në arsyetim. Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë që ndihmon në të qenurit më efektivë dhe gjithashtu të kënaqur me punën.

A e dinit se? Dy hemisferat e trurit nuk punojnë në mënyrë të sinkronizuar. Kur ana e majtë (pjesa e analitikes, racionales dhe logjikës) punon me kapacitet të plotë, ana e djathtë (sinteza, irracionalja dhe intuitivja) ngadalëson dhe anasjelltas. Kronopsikologët përpiqen të n’a tërheqin vëmendjen mbi këtë fakt dhe të n’a ndërgjegjësojnë mbi alternimin e aktiviteteve vetjake. Organizimi i punëve me këtë ritëm n’a bën akoma më tepër efiçentë.

Gjithçka është në hundë: Ju mund t’a kuptoni mjaft mirë se cila hemisferë e trurit po punon më tepër duke u përqendruar tek hunda. Edhe kur nuk jeni të sëmurë, gjithnjë njëra nga vrimat e hundës është më e bllokuar se tjetra. P.sh. nëse vëreni se ana e djathtë eshtë më e lirë se e majta, atëherë ju jeni në një fazë racionaliteti dhe logjikimi sepse komunikon me anën e majtë të trurit. Nëse është më e lirë ana e djathtë atëherë jeni duke fantazuar apo jeni në fazë intuite.