Dashi: Është e kotë t’i vijmë vërdallë. Vazhdon të jetë një moment jo i lumtur për ju dhe për shenjën tuaj. Tensionet do të vazhdojnë të mos shuhent. Sekreti për të kaluar pa pasoja këtë moment është të ruani qetësnë. Të paktën këtë herë nuk është negative t’a lësh punën e sotme për nesër. Keni nevojë për pak qetësi.
Demi: Ato ç’ka do të arrini të konkludoni sot do të varen nga aftësitë tuaja, pasi mundësitë nuk do t’ju mungojnë. Gjeni mënyrën për t’u avantazhuar. Mbështetja nga ana e një personi kompetent do të jetë guri i duhur. Do të keni mosmarrëveshje me personin e zemrës.
Binjakët: Duhet të pranoni atë që yjet kanë sjellë për ju sot edhe pse do t’ju duket një ditë e karakterizuar nga rutina dhe mërzia. Gjeni një mënyrë për t’a bërë atmosferën me të gjallë. Çlironi fantazinë tuaj, nuk do te jetë aspak e vështirë për ju. Personi që keni për zemër nuk gabon kur ju thotë se i dedikoheni më shumë kohë punës sesa jetës suaj personale. Urgjentisht rikthehuni në shina.
Gaforrja: Qielli sot do t’ju mbështesë në mënyrë gjithpërfshirëse. Një situatë triumfuese do t’ju serviret në një pjatë të argjendtë dhe duhet t’a shijoni deri në fund. Keni shumë kohë që keni një ëndërr të fshehur në sirtar dhe është momenti për t’a bërë realitet. Kushtet janë “pjekur”. Planetet e dashurisë, Venusi dhe Marsi po bëjnë shumë në këtë moment për t’ju krijuar një situatë të artë.
Luani: Keni drafte, shkrime letra në përgjthësi për t’u vendosur dhe sistemuar? Ky është momenti më i përshtatshëm për t’a bërë dhe për të hedhur gjithçka që nuk ju hyn në punë. Kjo do t’ju japë një ndjenjë lehtësie. Ajo për të cilën keni nevojë tani për të luftuar tensionin dhe nervozizmin është një cikël masazhesh antistres. Mos hezitoni!
Virgjëresha: Keni një aktivitet të lënë pas dore? Kjo ditë do t’ju sjellë jo pak sadisfaksione në profilin profesional. Në këtë periudhë jeni shumë krijues dhe pozitivë. Mos e lini pas dore. Ditë me fat edhe përsa i përket dashurisë. Do të jenë të thjeshta edhe takimet e nëse jeni në çift duhet të jeni shpërthyes me partnerin.
Peshorja: Pozicionimi i hënës rrezikon t’ju sjellë pak rrëmujë në planet tuaja. Vini re detajet që normalisht nuk i shihni, por mos humbisni panoramën e përgjithshme. Kokëfortë dhe harraqë: në punë mund të përballeni më shumë se me një problem. Për sot përpiquni të limitoheni në minimum. Takime mbresëlënëse nëse jeni singëll.
Akrepi: Qielli ju stimulon për udhëtime interesante kulturore. Do t’ju shtyjë t’a kultivoni me më tepër insistim. Do të merrni avantazhe të pamenduara më parë. Ndoshta mund t’a shndërroni në një aktivitet tërheqës për ju. Më intuitë, kurajo, kreativitet do të keni mundësinë të realizoni atë që dëshironi. Në punë dhe dashuri do te jeni tërheqës dhe seks appeali do të jetë në rritje.
Shigjetari: Do të jeni të pandalshëm. Në punë do t’i lini pas kundërshtarët. Meritë për këtë do të jetë energjia që ju ka vendosur në dispozicion Marsi. Në dashuri do të keni më shumë se një arsye për të qenë të lumtur sepse sensualiteti juaj do të jetë në nivele shumë të larta. Komunikimi erotik me partnerin do të marrë një formë shumë intensive siç e keni ëndërruar.
Bricjapi: Mund të mos konkretizohet një projekt në të cilin keni besuar dhe keni pasur pritshmëri te larta. Zhgënjimi është i kuptueshëm. Nuk është rasti të insistoni. Është e kotë të rrini aty dhe të këmbëngulni duke shkarkuar zhgënjimin tuaj tek personi i parë që do të takoni. Kuroni shumë detajet që të mos keni probleme. Plotësoni çdo dëshirë të personit të zemrës.
Ujori: Hëna sot vendoset në neutralitet dhe ju bën të harroni gëzimin dhe shpengimin e ditëve të shkuara. Me një fill rebelizmi keni dëshirë të thyeni skema dhe t’i fusni një shqelm rregullave. Me miqtë jeni një cudi, një forcë e natyrës ndërsa me partnerin totalisht ndryshe, një histori ku mungon përkushtimi. Reagoni! Bëni diçka.
Peshqit: Të impenjuar siç jeni në punë do të mendoni se keni fat të keq. Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm që situata është përmirësuar shumë. Miqtë e po ashtu dhe ju mezi presni të kaloni disa momente me ta. Duke qenë se Hëna është në lidhje me Akrepin, do t’ju japë mjetet e nevojshme për të patur sukses edhe në dashuri. Përdorini!