DASHI: Jeni përballë një dite ku mund të bëni shumë për punën tuaj: mund të rilançoni imazhin tuaj, të arrini një objektiv të rëndësishëm dhe të vini në punë projekte të reja. Sigurisht duhet të jeni të përpiktë, të saktë si dhe të mirëorganizuar si kurrë më parë. Ideja e një udhëtimi apo një pushimi nuk do të ishte keq: kjo mund të sheshojë mosmarrëveshjet mes jush dhe personit të zemrës.
DEMI: Sot nuk do të jeni shumë në formë dhe mjaftueshëm objektiv për të marrë vendime delikate në fushën profesionale: shtyjini ato edhe për disa ditë! Yjet ju sugjerojnë që të shmangni personat që nuk ndajnë idetë dhe parimet tuaja, ka persona të tjerë me të cilët mund të përshtateni shumë më mirë. Në dashuri duhet të jeni më të kujdeshëm dhe më të dashur me partenerin tuaj.
BINJAKËT: Është koha t’i jepni fund inpenjimeve të lëna pezull: do t’ju kushtojë lodhje dhe do të preferoni t’i delegoni punët por fundja ju takon juve që t’i bëni. Mos u tërhiqni, pasi do të keni avantazhe! Në dashuri nuk ka zhvillime me rëndësi për shkak të Venusit jo në favorin tuaj. Mos anashkaloni shëndetin, në veçanti nëse keni lodhje të akumuluar apo një gjendje shëndetësore jo të mirë.
GAFORRJA: Fantazia do t’ju nxisë të gjeni zgjidhje me natyrë praktike dhe mënyra të pazakonta për problemet, por sigurisht do të jeni fitimtarë në marrëdhënie me të tjerët. Për pjesën sentimentale nuk keni arsye të ankoheni nëse jeni në cift: parteni juaj do të jetë i lumtur t’ju ndjekë dhe të dëgjojë propozimet tuaja të guximshme dhe plot fantazi. Takime emocionuese për beqarët.
LUANI: Disa re qëndrojnë mbi qiellin tuaj, por ju dini mjaft mirë si të mbroheni. Në punë mos i jepni rëndësi thashethemeve të kota. Mos u mërzisni dhe mos humbisni kohë, secili të mbajë përgjegjësi për badallallëqet që thotë. Gjendja emocionale është impenjative, pasi sot Hëna ju bën nervoz dhe pak të hapur për dialog. Do të ketë të papritura.
VIRGJËRESHA: Sot nuk duhet të bëni asnjë sforco: do të keni një erë pozitive që do tju shtyjë drejt objektivave tuaj. Jini të shkathët, të vendosur, të sigurt dhe të besueshëm për t’u ofruar në mënyrë sa më të suksesshme në ambientin profesional. Në fushën e dashurisë do të ringjallni lidhjen në cift me një rikthim dhe me një dozë të qëndrueshme pasioni. Dhurata, surpriza dhe emocione do të ketë në mbrëmje.
PESHORJA: Të papriturat do të jenë pjesë e jetës suaj e do të bëhen më të qëndrueshme, më të gjalla dhe interesante. Yjet ju premtojnë mundësi të mira në biznes, sidomos nëse keni lindur në shtator. Por edhe për të lindurit në tetor prespektivat janë inkurajuese, sidomos për ata që guxojnë. Mund t’i lejoni vetes shpenzime të kota si dhe një dhuratë të bukur për personin e dashur. Dashuria është duke shkuar për mrekulli.
AKREPI: Yjet paralajmërojnë për keqkuptime me kolegët në punë. Mbajini të fshehura difektet tuaja që mund t’ju bëjnë të dukeni qaramanë, të pakënaqur dhe si rezultat mund t’ju çojnë drejt një sherri. Mos u çudisni nëse në mbrëmje do të kaloni momente çlodhëse dhe afrimiteti me partnerin, ndërsa me të tjerët tepër të do të jeni të ftohtë dhe polemikë.
SHIGJETARI: Mos i jepni shumë rëndësi një problemi të cilit me pak distancim mund t’i gjeni një zgjidhje të drejtë. Bëni aktivitet fizik: shkoni në palestër ose përshkruani distanca të mëdha rruge në këmbë. Në dashuri të gjitha forcat yjore do të jenë në favorin tuaj për projektet e ardhshme.
BRICJAPI: Provoni të bëni gjëra që nuk i keni bërë më parë, përfitoni nga lidhjet me personat e rinj që keni njohur së fundmi. Aftësitë tuaja do t’ju bëjnë të përfitoni nga një biznes brilant fitimprurës: por bëni kujdes nëse nuk doni të habiteni nga të papriturat, hidhini hapat tuaja me zgjuarsi. Hëna harmonike do t’ju sjellë gëzim, eufori e lumturi edhe në sferën emocionale.
UJORI: Disa nota negative nuk do t’ju prishin atmosferën përgjithësisht të qetë në këtë periudhë. Mos anashkaloni shëndetin e sidomos aspektin fizik që ka nevojë për kujdes më intensiv. Koha në pritje do tju shërbejë për të lënë pas disa ditë të vështira si dhe për të analizuar sjelljet tuaja dhe ato të partnerit në fushën sentimentale. Shumë mirë shkojnë studimet, puna dhe biznesi.
PESHQIT: Kjo ditë ka lajme të mira për ju, sidomos nëse punoni në sektorin e komunikimit, tregëtisë apo transportit. Nuk do t’ju zhgënjejë as mbrëmja: do të argëtoheni si të çmëndur me miqtë, do të rrini shumë mirë pranë partnerit dhe nëse jeni singëll do t’i shkoni deri në fund një flirti.