Cathryn “CC” Copeland dhe Conner Wood duhet të martosheshin në datën 1 Nëntor në Scottsdale (Arizona), por kur Copeland mësoi se e ëma, që luftonte prej 11 vitesh me kancerin, ish shtruar në spital menduan të ndryshonin planet. Sapo kuptuan se sa e rëndë ishte situata, pyetën mamanë se çfarë dëshironte që të bënin dhe dëshira e saj ishte t’i shihte të martoheshin. Kështu, çifti spostoi datën e martesës më 22 Tetor dhe ndryshuan vendin e ceremonisë.
Dasma u bë pikërisht në Anderson Cancer Center në Texas, ku mamaja po merrte trajtimet mjekësore. Pritja për 75 të ftuarit u bë në katin e dhomës ku qëndronte mamaja, ku veç të tjerash u shërbye kek me Nutella dhe shampanjë. “Zoti n’a ndihmoi në gjithë këtë përgatitje dhe n’a lejoi që të mos kishim një ditë të hidhur, por një ditë madhështore që shkoi akoma më mirë seç e kishim planfikuar”,- tha Copeland.
Fatkeqësisht Janet vdiq 2 javë pas dasmës. “Shpresoj që pas bërjes publike të kësaj historie familjet që po përballen me sëmundjen e kancerit të inkurajohen. Familja mund të bashkohet dhe t’i kalojë së bashku këto kohë të vështira. Besimi në Zot n’a ndihmoi ne dhe mamanë tonë e cila kishte 11 vite që jetonte me kancerin, 5 javët e fundit ishin shumë të vështira. ”,- ka thënë Copeland për The Huffington Post. Ja tek keni disa foto nga celebrimi i jetës dhe dashurisë së kësaj familjeje të bukur!

Advertisement