Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti duket se këtë herë e ka mërzitur fakti që bashkëkombasit e saj nuk e mbështetën performancën e saj në ndarjen e çmimeve AMA. Në një intrvistë dhënë për “Gazeta Shqiptare” ajo thotë se është lënduar nga komentet dhe se shqiptarët nuk e mbështetën. “Nuk e kuptoj si s’kanë turp shqiptarët që nuk më mbështesin mua në këtë nismë që e kam ndërmarrë komplet e vetme, pa pikë ndihme. Në këto kohë kur në Hollivud dhe Amerikë, personazhet e njohur dalin zhveshur për arsye të ndryshme si marketingu, tregu, fama, nga Shqipëria e largët ata ndiqen, pëlqehen, kritikohen, shahen, por edhe lavdërohen. Kur këtë e bën një vajzë shqiptare që tashmë është pjesë e botës së shoëbizit në Tokën e Premtuar, nga Shqipëria e largët sigurisht që ndiqet, por edhe sulmohet fort”, – tha ajo.

Burimi: Lapsi.al

Advertisement