11 persona kërcënojnë se do të hidhen nga kati i 9-të i një pallati

11 persona kërcënojnë se do të hidhen nga kati i 9-të i një pallati. Ngjarja po ndodh në rrugën Besim Alla, në zonën e Yzberishtit të kryeqytetit.

Sipas raportimeve shkak për veprimet e këtyre banorëve janë bërë mosmarrëveshjet me pronarin e pallatit, që po ndërtohet në tokën ku ata kanë pasur shtëpitë e tyre.

Advertisement

11 shtetasit, ish-pronarët e tokës, kërkojnë që ndërtuesi i pallatit aktual t’u kthejë atyre paratë e tokës.

Sipas banorëve, ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së bërë më herët, për t’u dhënë banorëve apartamente në pallat në këmbim të tokës.

Shtetasit kanë hipur në katin e fundit të pallatit, duke kërcënuar se do të hidhen nëse nuk gjendet zgjidhja.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur negociatat me 11 shtetasit, për të zbritur nga tarraca e ndërtesës.

Burimi:  Shekulli

Tentojne te hidhen nga pallati2