Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper janë bashkuar për të tretin film së bashku. Filmi SERENA është një përshtatje e novelave të 1930-ës së Ron Rash (një poet amerikan) dhe pritet të debutojë në Festivalin e Filmit në Londër në muajin tetor. Dyshja e aktorëve luajnë rolin e një çifti të sapomartuar që zhvendosen në Karolinën e Veriut për të krijuar një perandori druri. Por Serena (Lawrence) shumë shpejt do të kuptojë se nuk mund të bëjë fëmijë dhe se perandoria e tyre e drurit vihet në rrezik… Ata mund të humbasin gjithçka ndaj ajo vendos të shkatërrojë djalin e paligjshëm të George (Cooper). Ende nuk e dimë se kur filmi SERENA do të mbërrijë nëpër kinematë shqiptare. Deri atëherë mund të shuajmë kureshtjen me trailerin e mëposhtëm.

[youtube=http://youtu.be/-wFHiZHZVaU&showinfo=0&rel=0]

Advertisement