40 fotografi të cilat paraqesin historinë e klerikëvë që u dënuan dhe u persekutuan nga sistemi dikatorial, për shkak të besimit të tyre fetar, janë vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Fotografitë e klerikëve të kohës, një numër i madh priftërinjsh apo edhe besimtarësh të thjeshtë, shoqëruar edhe nga citatet apo fjalët e tyre të fundit përpara se ata të ndërshkoheshin padrejtësisht nga regjimi komunist, dëshmojnë qartë lidhjen e tyre me besimin e kishën, për të cilën ata dhanë jetën. “Dom Anton Muzaj”, “Dom Jak Bushati, “Mark Çuni”, “At Luigj Paliq(Palaj), Imzot Frano Gjini, janë disa prej emrave të martirëve të Kishës, që u vendosën në Bulevard nga Ministria e Kulturës. Meshtarët katolikë, japin qartë mesazhin e qëndresës se si ata nuk u përkulën e as nuk u thyen në asnjë moment nga besimi i tyre në Zot.