Tiranë | 508 ndërtime pa leje, procedohen 511 persona

Policia e Shtetit vijon aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në kuadër të këtij aksioni efektivët e policisë në të gjithë vendin, kanë evidentuar 508 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 511 persona.

37 persona janë arrestuar në flagrancë, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit. Ndërkohë 459 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 129 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 127 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 109 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 67 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 68 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 62 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 69 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 69 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 67 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 45 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 39 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 26 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 22 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 17 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 17 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 14 ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 16 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 16 shtetas. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 34 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 46 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 47 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar, 38 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 29 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 7 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Advertisement